Ambasada Amerikanë në Tiranë, jep një lajm të mënyrën se si mund të shkoni për vizë turistike

628
Sigal

Për festat e
fundvitit, shqiptarët e moshës nën 14 dhe mbi 79 vjeç, lejohen të aplikojnë për
vizë në SHBA

 

Me rastin e
festave të fundvitit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë jep një lajm të mirë:
Seksioni konsullor, do t’i lejojë aplikantët shqiptarë për vizë turistike nën
14 dhe mbi 79 vjeç të përdorin programin e aplikimit për vizë me postë.

“Sezoni i
festave ka mbërritur dhe qendra e Tiranës duket magjike me dritat e bukura dhe
zbukurimet festive. Dhe një lajm i mirë: seksioni konsullor do t’i lejojë tash
e tutje aplikantët për vizë turistike nën 14 dhe mbi 79 vjeç të përdorin
programin e aplikimit për vizë me postë. Lexoni Hapin #3 këtu:
http://go.usa.gov/x9Crë. Gëzuar Festat!”, shkruhet ne faqen e FB te ambasades
amerikane ne Tirane.

 

SI TË APLIKONI

Për të aplikuar
për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.), ju
lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm.

Diplomatët,
zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë dhe zyrtarët ushtarakë, si dhe punonjësit e
organizatave ndërkombëtare dhe të NATO-s që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në
emër të qeverisë së tyre për t’u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për atë
qeveri, duhet të klikojnë në lidhjet përkatëse për udhëzime specifike mbi
procedurën e aplikimit.

Të gjithë të
tjerët duhet të ndjekin këta hapa:

 

HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online

 

Secili aplikant,
pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë
jo-imigrimi DS-160 online. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një
fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të
Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore – në Anglisht”.

Pasi të keni
plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban kodin e
aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni
në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME:
Potësoni të gjithë informacionin me saktësi në formularin DS-160. Nëse keni
përdorur emër ose mbiemër tjetër për shkak të martesës apo për arsye të tjera,
ju duhet të vendosni tek DS-160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse
nuk vendosni informacionin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e
aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju
lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 538 KB).

 

HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës

 

Secili aplikant,
pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke pёrdorur njё nga mёnyrat
e mёposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:

Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;

Me telefonon nё
numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;

Me shёrbimin
Skype nёn emrin usvisaalbania.

Pasi të keni
krijuar një llogari, ndiqni udhëzimet dhe zgjdhni mënyrën e pagesës (PDF 181
KB) për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të
caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

 

HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose
Caktimi i Takimit për Vizë

 

Nëse ju po
rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 48 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në
Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit
aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë
për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek
https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të
vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Këtu do të gjeni një shembull të
pyetësorit (PDF 208 KB).

Nëse ju nuk
kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një
takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të:

·        
Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;

·        
Me telefonon nё numrin:
+355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;

·        
Me shёrbimin Skype nёn emrin
usvisaalbania.

·        
Fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 vjeç nuk janë
të detyruar të paraqiten për

·        
intervistë; pasi të kenë plotësuar hapin
tre ata mund të dërgojnë aplikimin e tyre me postë.

·        
Kërkesat për takimet të përshpejtuara
për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të
kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

 

HAPI i KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj

 

Ju duhet të
sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të
intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë:

1. Pasaportën tuaj;

2. Fletën e
konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj;

3. Një fotografi me
përmasa 5×5 cm;

4. Fletën e takimit
për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;

5. Ndonjë dokument
shtesë ose tarifë shtesë që mund të kërkohen për llojin e vizës për të cilën po
aplikoni. Lutemi të paraqiteni në orarin e caktuar për takimin tuaj. Nuk është
e nevojshme të mbërrini shumë herët: orari i takimit tuaj është orari kur ju do
të lejoheni të hyni, ai nuk është orari kur ju do të intervistoheni. Pajisjet
elektronike, ushqim, pije, si dhe çanta të mëdha nuk lejohen brenda në
Ambasadë. Vetëm aplikantët që janë në listë për intervistë (dhe një prind nëse
fëmij që po aplikon është minoren) do të lejohen të hyjnë. Palë të treta (duke
përfshirë të afërm, miq, kolegë, punëdhënës, avokatë, etj.) nuk do të lejohen
të hyjnë në Ambasadë.

 

Pas Intervistës Suaj

 

Në shumicën e
rasteve ju do të merrni një vendim nga konsulli mbi aplikimin tuaj për vizë në
përfundim të intervistës suaj. Ndonjëherë mund t’ju kërkojmë informacion shtesë
dhe disa raste kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administrativ përpara se ne të
mund të marrim një vendim.

Nëse aplikimi
juaj është miratuar, ne do ju kthejmë pasaportën tuaj me vizë me anë të
shërbimit postar DHL brenda rreth 10 ditëve punë. Ju nuk do të paguani për këtë
shërbim. Ju nuk duhet të bëni plane përfundimtare derisa ju të keni marrë në
dorëzim pasaportën tuaj me vizë.

Nëse aplikimi juaj për vizë është refuzuar, pasaporta
juaj do ju kthehet mbrapsht në përfundim të intervistës suaj me një letër që
shpjegon bazën ligjore të refuzimit tuaj.