Ambasada amerikane: Lotaria, asnjë ndikim qyteti i origjinës

    414
    Ambasada amerikane sqaroi edhe një herë dje se në përzgjedhjen për Lotarinë Amerikane të Vizave të Emigrimit nuk ka asnjë ndikim qyteti apo rrethi i origjinës. Duke iu përgjigjur shqetësimit dhe pyetjeve se korçarët janë të preferuar në fitimin e Lotarisë Amerikane, ambasada u shpreh se kjo nuk është e vërtetë. “Kushdo që beson se kualifikohet mund të regjistrohet për lotarinë dhe përzgjedhja është tërësisht e rastësishme”, u shpreh zyra konsullore. Në vitet e shkuara, numri i fituesve të Lotarisë Amerikane nga qyteti i Korçës ka qenë i lartë, por ambasada amerikane dhe Qendra Konsullore në Kentaki kanë deklaruar se gjithçka ndodh në mënyrë rastësore.
    Sigal