ALUZINI ka publikuar listën e re me 2200 vetëdeklarues objektesh informale

    549
    Sigal

    Emrat e personave që ju ka dalë leja e legalizimit

    ALUZINI ka publikuar listën e re me 2200 vetëdeklarues objektesh informale, dosjeve të të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor dhe janë bërë gati lejet e legalizimit. Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm me kategoritë e përfshira në proces dhe gjithë opinionin publik, duam t’ju sigurojmë për vendosmërinë tonë për të bërë çdo gjë në funksion të përmbylljes së objektivit tonë, përfundimit të procesit të legalizimit brenda vitit 2013. Shprehim kënaqësinë që procesi i legalizimit tashmë është në vëmendje jo vetëm të administratës së ALUIZNI-t, kategorive të përfshira në proces, por dhe në mbarë opinionin publik. Është një proces tashmë në fokus dhe në vëmendje të të gjithëve për shkak të rëndësisë që mbart përfundimi i tij. Siç jeni bërë me dije, ALUIZNI është duke përpunuar dhe dhënë mesatarisht 2250 leje legalizimi ne javë, pra 10000 leje legalizimi në muaj. Me këtë ritëm të fituar të cilin shpresojmë dhe kemi bindjen se do e intensifikojmë, çdo ndërtues informal duhet të jetë i qetë dhe i sigurt se shumë shpejt do të jetë radha e tij për të parë emrin në gazetë dhe për te marrë lajmërimin e legalizimit të pronës së tij dhe se do të jetë kjo mënyra e vetme dhe më e drejta dhe transparentja  e komunikimit midis nesh, duke premtuar se do të jemi hapur e të mirëpritur nga un, Drejtori i Përgjithshëm, për të pritur e mirëkuptuar çdo shqetësim apo vërejtje të çdo personi te interesuar.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf