ALUIZNI Tiranë 4/ Ja dokumentacioni i aplikimit për në zonat turistike

    520
    Sigal

    ALUIZNI ka bërë publike procedurat dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet për legalizimin e ndërtimeve në zonat turistike. Përmes një njoftimi zyrtar, Dega numër 4 e Tiranës së ALUIZNIT theksonte se subjektet kanë 60 ditë kohë për të paraqitur pranë zyrave të saj kërkesën për pronësinë e truallit në zonat me përparësi turizmin, ndërkohë që tarifa e aplikimit do të jetë 25 mijë lekë. “Kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin e njësisë së ndërtuar, në përputhje me ligjin nr.10186, datë 05.11.2009 ‘Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin’, i ndryshuar, të paraqesin pranë Drejtorisë së ALUIZNI-t, Tirana (4), brenda 60 ditësh dokumentacionin e mëposhtëm”, theksonte në njoftim Agjencia.

    Dokumentacioni

    Kur kërkesa bëhet nga Subjekti i Interesuar, duhet paraqitur kërkesa për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin, të plotësuar sipas formularit tip të miratuar nga ministri përgjegjës. Subjekti duhet të paraqesë gjithashtu edhe kontratën e lidhur me personin e stimuluar për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi njësinë e ndërtuar; Planimetrinë dhe sipërfaqen në m² të njësisë së ndërtuar; Dokumentet e pronësisë për njësinë e ndërtuar, nëse ka; Kopje të dokumentit të identifikimit ose ekstrakt të regjistrit tregtar.

    Kur kërkesa bëhet nga Personi i Stimuluar, duhet paraqitur kërkesa për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, sipas formularit tip të miratuar nga ministri përgjegjës. Po ashtu duhet të paraqesë dhe marrëveshjen e qirasë apo të zhvillimit, të lidhur ndërmjet personit të stimuluar dhe qiradhënësit, nëse është lidhur një marrëveshje e tillë; Lejen e ndërtimit dhe/ose lejen e sheshit të ndërtimit; Projektin arkitektonik të miratuar; Dokumentet e pronësisë për njësinë e ndërtuar, nëse ka; Kopje të dokumentit të identifikimit ose ekstrakt të regjistrit tregtar; Vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për detyrimet e marrëveshjes së qirasë, të llogaritura deri në momentin e zgjidhjes së marrëveshjeve.

    “Tarifa e aplikimit është 2 500 lekë, pagesa mund të shlyhet pranë çdo banke të nivelit të dytë. Adresa: Rr.”Dora D’Istria”, Tiranë” thekson njoftimi.