ALUIZNI, publikon listën e lejeve të legalizimit për 2800 persona

    2119
    Sigal

    Kollozi: Emigrantët duhet të përmbushin detyrimet brenda afatit për legalizimet

    Ditën e djeshmë Drejtori i ALUIZNI-t Ardian Kollozi ka publikuar listën e re prej 2800 vetëdeklaruesve informalë që përfitojnë lejen e legalizimit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat theksohet se: “Shfrytëzojmë këtë mundësi komunikimi për të ftuar ata ndërtuesë informalë, dhe kryesisht emigrantët që kthehen gjatë muajve të verës, të shfrytëzojnë kohën dhe mundësitë për të plotësuar detyrimet e tyre, me qëllim përmbylljen e procesit brenda afatit të shpallur, vitit 2013”. Më tej thuhet se “Theksojmë se Drejtoria e ALUIZNI-t, tashmë me ndryshimet  e bëra, garanton se brenda afateve të përcaktuara, me korrektesë dhe transparence maksimale, do të përmbushë detyrimet e saj”.