ALUIZNI, publikon emrat e 391 bashkëpronarëve që do të kompensohen

    424
    Sigal

    Ardian Kollozi: Emigrantët të japin kontributin e tyre për të mos penguar procesin e legalizimit!

    Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, ka publikuar ditën e djeshme listën për kompensimin e 391 bashkëpronarëve me vlerë rreth 308 milionë lekë të reja. Në njoftimin e publikuar për mediat zoti Kollozi ka shtuar se: “Duke e konsideruar procesin e kalimit të pronësisë dhe kompensimit si një nga hallkat më të rëndësishme të procesit të legalizimit, si vendimmarrje e cila garanton drejtësinë dhe ndershmërinë e këtij procesi për të gjitha kategoritë e përfshira në të. Ju njoftojmë se për të siguruar ritmet e përshpejtuara, me qëllim përmbylljen e procesit brenda vitit 2013, do të ketë intensifikim dhe natyrisht transparencë dhe publikim të procedurës së kalimit të pronësisë dhe kompensimit të ish-pronarëve”. Po ashtu zoti Kollozi ka theksuar se “Kemi hyrë në muajin gusht dhe shfrytëzojmë rastin për të ftuar të gjithë ndërtuesit informalë dhe kryesisht emigrantët të japin kontributin e tyre për të mos penguar procesin, duke i garantuar se edhe gjatë këtij muaji e gjithë administrata e ALUIZNI-t në qarqe do të jetë e gatshme të përballojë në kohë të gjithë këtë ritëm të shtuar”.