ALUIZNI, publikon emrat e 2000 personave që pajisen me leje legalizimi

    389
    Sigal

    Zyrtare/Drejtori Ardian Kollozi: Qytetarët të ndihmojnë procesin duke vetëdeklaruar pasurinë

    Drejtori i ALUIZNI-t Ardian Kollozi, ka publikuar ditën e djeshme listën e re me 2000 vetëdeklarues objektesh informale që pajisen me  Lejen e Legalizimit. Në njoftimin e bërë public për mediat thuhet se “Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ky volum i madh pune është kryer falë përkushtimit tonë në dy javë pune efektive nga drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër qarqe, por para së gjithash falë interesit dhe entuziazmit në rritje, të ndërtuesve informalë”. Më tej është theksuar se reformat e kryera, thellimi dhe decentralizimi i procesit të legalizimit, nëpërmjet drejtorive të reja, të cilat po punojnë në njësi territori më të administrueshme, na bëjnë të shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se do të përmbyllim procesin e legalizimit të ndërtimeve informale brenda afatit të shpallur, viti 2013. Në njoftim është thënë se: “Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin të njoftojmë gjithë vetëdeklaruesit, e kryesisht emigrantët e kthyer për pushime në atdhe, të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë që së bashku të realizojmë objektivin e përcaktuar”.

    Lista e plotë me emra është e botuar në “Telegraf” print