ALUIZNI, publikon 2323 emrat që marrin lejen e legalizimit

    51

    Drejtori Ardian Kollozi: Përmirësimet e bëra do vazhdojnë të thellohen edhe më tëj për përfundimin e legalizimit brenda viti 2013

    Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, publikoi ditën e djeshme listën e re me emrat që marrin lejen e legalizimit.ALUIZNI, publikoi listën e re me me 2323 vetëdeklarues objektesh informale të cilëve u është pregatitur dokumentacioni tekniko-ligjor për pajisjen me Leje Legalizimi. Në njoftimin e bërë publik për mediat drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale Ardian Kollozi, është shprehur se: “Falenderojmë gjithë palët e përfshira në proces, e veçanërisht gjithë vetëdeklaruesit për entuziasmin dhe vlerësimin e deritanishëm dhe i ftojmë të vazhdojmë të intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin, duke shlyer detyrimet e nevojshme financiare për përmbylljen e procedurave të legalizimit të objekteve informale”. Ai ka shtuar se përkushtimi dhe përmirësimet e bëra deri tani, do vazhdojnë të thellohen edhe më tëj me qëllim realizimin e synimit të përbashkët, përfundimin e procesit të legalizimit brenda viti 2013. Gjejmë rastin të falenderojmë edhe mediat për bashkëpunimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme.

    listën e plotë të emrave e gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf