ALUIZNI: Lista emërore që ka gati faturat financiare për legalizimin e ndërtimeve informale

    617
    Sigal

    Emrat e legalizimeve për qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Fier dhe Korçë

    Ditën e djeshme ALUIZNI në një njoftim për shtyp ka publikuar listën emërore prej 24192 vetëdeklaruesish, të cilëve u janë përgatitur faturat financiare për legalizimin e ndërtimeve informale. Drejtori I ALUIZNI-t, Ardian Kollozi fton poseduesit e objekteve informale të nxitojnë të shlyejnë detyrimet financiare të procesit. ALUIZNI siguron se gjithë poseduesit, brenda 48 orëve nga shlyerja e tyre, do të pajisen me lejen e legalizimit nga drejtoritë e ALUIZNI-t të shpërndara në gjithë Shqipërinë. Po ashtu në njoftimin për shtyp theksohet se: “Gjejmë rastin të theksojmë se, nëpërmjet një raporti besimi dhe optimizmi gjithnjë në rritje, secila palë e përfshirë në këtë proces, të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë që të arrihet objektivi i përbashkët për finalizimin e procesit të legalizimit brenda vitit 2013″…

    Listën e plotë me emra do ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print