ALUIZNI: Emrat e vetëdeklaruesve të ndërtimeve informale që u është përgatitur fatura financiare

    331
    Sigal

    Drejtori Ardian Kollozi: Përmirësimet e bëra do vazhdojnë të thellohen edhe më tej për përfundimin e legalizimit brenda viti 2013

    Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, publikoi ditën e djeshme listën me emrat e  vetëdeklaruesve të objekteve informate, të cilëve u janë përgatitur faturat financiare. Në njoftimin e bërë publik për mediat drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale Ardian Kollozi, është shprehur se: “Falënderojmë gjithë palët e përfshira në proces, e veçanërisht gjithë vetëdeklaruesit për entuziazmin dhe vlerësimin e deritanishëm e u bëjmë thirrje të paraqiten pranë drejtorive përkatëse të ALUIZNI-t, për të tërhequr faturat e përgatitura dhe për të shlyer detyrimet financiare, me qëllim legalizimin e objekteve të tyre”. Po ashtu theksohet në njoftim se: “U sjellim në vëmendje, se mosshlyerja e këtyre detyrimeve brenda afateve, do të detyrojë Drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër rrethe që këto aplikime të shqyrtohen vetëm në fund të procesit. Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm, duam t’ju sigurojmë për vendosmërinë tonë për të bërë çdo gjë në funksion të përmbylljes së objektivit tonë të përbashkët, përfundimit të procesit të legalizimit brenda vitit 2013”.  Ndërkohë, drejtori Kollozi, ka shtuar se, përkushtimi dhe përmirësimet e bëra deri tani, do vazhdojnë të thellohen edhe më tej me qëllim realizimin e synimit të përbashkët, përfundimin e procesit të legalizimit brenda vitit 2013. Gjejmë rastin të falënderojmë edhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

    listën e plotë të legalizimeve e gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf