Ali Asllani/Vajzat Shqiptare

    407
    Sigal

    Kush të ka dërguar,hëna apo dielli?

    Pa më thuaj të lutem, sa  yje ka qielli?

    .

    Në je ndonji flutur, kush të ka qëndisur ?

    Kush është ajo dorë, që të ka stolisur ?

    Pa le të dëgjojmë njiherë a dy herë,

    Fol,moj dallëndyshe,që këndon mbi derë!

    Fol ,moj dallëndyshe,se sa më vjenë mirë,

    Mos je ndonji vajzë nga nji vend i lirë?

    Unë jamë nji arbëreshe, rroj këtu në rrëza,

    Nji gjak e nji gjuhë kemi me thëllëza;

    Pullum e sorkadhe jemi fare  e fis,

    Kemi dhe shqiponjën gjyshen e shtëpisë!

    Çdo të mira kemi, djell si ar,

    Derdhet përmbi neve nga çdo vend më par’

    Lil’ e vendit tënë katër stinat çel

    Edhe erë e bukur na deh e na vel !