Alfons Harizaj: Data dhe procedurat e shpalljes së fituesve, ja dokumentet për regjistrimin

    413
    Sigal

    Mbyllet faza e plotësimit të Formularit A3, për 4135 kuotat që kishin mbetur bosh

    Mbrëmjen e djeshme rreth orës 24:00 është mbyllur faza e dytë dhe për             fundimtare e aplikimeve për 4135 kuotat e lira në universitete. Aplikimi për Formularin A3 sipas udhëzimit të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nisi të mërkurën në datën 31 tetor dhe është mbyllur më 2 nëntor në orën 24.00 të mbrëmjes. Procesi ka shkuar normalisht dhe nuk ka pasur probleme, këtë e bën të ditur për “Telegraf” drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj. Zoti Hazizaj, ka saktësuar edhe një herë kategoritë që kanë qenë të përfshira në plotësimin e këtij formulari. Sipas tij, në këtë fazë ishin të përfshirë kandidatët që nuk kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, dhe nuk kanë plotësuar Formularin A2. Po ashtu në këtë fazë kanë qenë të përfshirë edhe ata persona ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në IAL e vendit tonë. Gjithashtu, të drejtën për të aplikuar për kuotat e mbetura bosh përmes Formularit A3 e kanë edhe maturantët apo kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë por nuk janë shpallur fitues me Formularin A2.

    Shpallja e fituesve

    Fituesit që do të dalin nga formulari A3 për fazën e dytë për në universitete do të publikohen on-line në datën 7 nëntor, ndërkohë që listat në vendet publike do të jenë në datën 8 nëntor. Një fakt të tillë e bën të ditur Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve zoti Harizaj në prononcimin e tij për “Telegraf”. Më tej zoti Harizaj ka sqaruar se menjëherë pas shpalljes së fituesve do të vazhdojë regjistrimi në sekretaritë përkatëse, duke përmbyllur kështu edhe për këtë vit fazën e pranimeve për në universitetet publikë në vend.

    Procedurat për regjistrimin

    Regjistrimi i fituesve në universitete edhe sipas udhëzimit të ministrit do të fillojë në datën 08.11.2012 dhe do të vazhdojë deri në datën 12.11.2012 nëpër sekretaritë mësimore  të fakulteteve. Regjistrimi do të fillojë në  orën 08:00, deri ne orën

    18:00, të mbrëmjes. Çdo sekretari duhet të pranojë dokumentacionin përkatës për të gjithë kandidatët  fitues.

    Kandidatët  duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

    a) Dokument identifikimi  (karte identiteti  ose pasaporte). Ne dosje mbahet vetëm fotokopja  e një prej dokumenteve;

    b) 2 fotografi;

    c) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit  prej 1.600 lekësh, që duhet paguar pranë  zyrave të postës për llogari të IALP-ve përkatëse, nga të gjithë kandidatet e shpallur fitues në këtë raund. Sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin  e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin  e kandidateve  fitues. Po ashtu çdo sekretari mësimore duhet të pajisë kandidatin me fletë – regjistrimi, ku shënohet numri i regjistrimit.