Aleksandër Vuçiç: Dikush i ndihmoi shqiptarët për Trepçën, cili është qëllimi?

457
Sigal

Kryeministri i Serbisë,
Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se shteti i tij gjendet në një situatë tejet të
vështirë dhe se Serbia është duke kërkuar kompromise në rrugën e saj drejt
BE-së.


Ai ka përsëritur se ende nuk e
kupton pse Prishtina miratoi Ligjin për Trepçën.


“Unë nuk e kuptoj pse ata
papritmas filluan me Trepçën. Cili është qëllimi? Nëse dikush dëshiron të
destabilizojë. Unë nuk besoj se shqiptarët kanë mundur ta bëjnë këtë pa ndihmën
e dikujt, dhe kjo nuk është aspak e këndshme”,
 ka deklaruar Vuçiç në një intervistë për Vecernje
Novosti,


“I gjithë komuniteti
ndërkombëtar është i heshtur”,
 është
shprehur ai.

Kryeministri serb ka folur edhe
për bisedimet në Bruksel, pas bojkotit të Listës Serbe ndaj institucioneve të
Kosovës.


Ai ka thënë se janë duke shikuar
nëse do të vazhdojnë bisedimet.


Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja
për telekomin është e mirë, por duhet të ndryshojë numri i antenave të
operatorit serb.