Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni)/ I dashur Atdhe

    513
    Sigal

    Me vite jam larguar,

    i dashur Atdhe,

    por nuk të kam harruar,

    se shumë i ëmbël je.

     

    Kjo zemra më këndon

    për ty, o Shqipëri,

    por prapë më lëngon,

    se je në varfëri.

     

    Të fala të dërgoj,

    këndej ku jam Atdhe,

    gjithnjë po të kujtoj,

    se birin tënd më ke.