Albtelekom nuk u shpërndan dividendin punonjësve aksionarë

    828
    Sigal

    Kaluan 5 vjet nga kredia që Albtelekom ka marrë nga BERZH-i. Ky ishte afati i fundit që turqit kërkuan për mosndarjen e fitimit

    Rreth 8 mijë punonjës të Albtelekom-it dhe, jo vetëm ata, janë penalizuar dhe nuk kanë marrë përqindjen që u takon nga privatizimi i Albtelekom. Edhe pse pas privatizimit, aksionerë janë dhe të gjithë punonjësit që kanë dorëzuar në QKR letrat me vlerë, ata nuk kanë marrë asnjë grosh me arsyen se “Albtelekomi ka marrë një kredi nga BERZH-i, me kusht që për një periudhë pesë (5) vjeçare, kjo shumë të përdorej për zhvillim të mëtejshëm të kompanisë dhe, mos jepet asnjë e ardhur nga fitimi për punonjësit aksionerë dhe për Postën Shqiptare 3%, etj.. Porse, edhe pse afati 5-vjeçar ka mbaruar që vitin e kaluar, Albtelkekom nuk ndihet dhe nuk dihet se kur kjo kompani do të derdhë dividendin, në favor të aksionerëve të saj, si dhe Postës Shqiptare. Ndërsa është Ministria e Ekonomisë ajo që duhet të detyrojë Albtelekom që të zbatojë kontratën me shtetin dhe punonjësit e saj. Janë rreth 8 mijë punonjës të Albtelekom-it që janë penalizuar dhe nuk kanë marrë përqindjen që u takon nga privatizimi i Albtelekom. Ndër të vetmit që kanë ngritur zërin në lidhje me këtë problem është z. Ylli Ballta, kreu i Federatës së Sindikatës së Post-Telekomit të Shqipërisë. Ballta për gjithë këto vjet ka ngulmuar dhe ngritur zërin në mbrojtje të interesave të aksionerëve të Albtelekom, duke qenë aktiv si në media, por edhe në kërkesat ndaj institucioneve shtetërore.

     Gjithashtu, ai ka denoncuar dhe faktin se edhe pse punonjësve të Albtelekom u takonte shpërblim, për shkak të “suksesit” të privatizimit, ata nuk morën asnjë kacidhe, madje nuk morëm as nga 1- 12 pagat shpërblim për çdo punonjës, megjithëse ligji është i shkruar, porse nuk u zbatua për Albteklekom.

    Albtelekom, fshihet pas kredisë për të shmangur detyrimet

    Edhe pse Albtelekom është fshehur pas kredisë së BERZH-it për të mos ndarë dividendin për aksionerët, me justifikimin se kjo periudhë 5-vjeçare nga marrja e kredisë i duhet por të bërë investime, është një gënjeshtër e paturpshme nga turqit. Ajo çka ende vihet re, edhe pse kanë kaluar vite nga privatizimi i bujshëm i Te;lekomi9 është rrjeti shpërndarës i lidhjeve telefonike të cilat janë ende si rrjeta merimangash të ekspozuara nga agjentët atmosferikë, në diell e në shi, duke ndikuar negativisht në cilësinë e sinjalit. Gjithashtu Albtelekom, është treguara aq gllabëruese dhe e pangopshme sa ka grabitur edhe ambientet publike, duke vendosur kabina në çdo rrugë kryesore apo rrugica, duke u bërë shpeshherë burime aksidentesh dhe duke penguar kalimin e lirshëm të qytetarëve shqiptarë.

    Skandali i shitjes së Albtelekom

    Albtelekom iu shit turqve “Çalik Holding” vetëm për 120 milionë lekë me të gjitha asetet si materiale ashtu dhe njerëzore. Ndërsa po të marrim shembull fqinjën tonë Maqedoninë, me një popullsi sa gjysma e jonë, e ka shitur telekomin në vlerën e 270 milionë eurove. Turqit kanë privatizuar 76 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër përfaqësohet nga shteti shqiptar, aksionerët e tjerë (punonjësit, ish të përndjekurit) si dhe Posta Shqiptare. Shitja e 76 % të aksioneve të Albtelekom përbën skandal për qeverinë shqiptare dhe ndoshta ka ardhur koha që të rishihen të gjitha procedurat e privatizimit si dhe zbatimi i kontratës, nëse është apo jo në rregull dhe të merren masat penalizuese ndaj kompanisë turke.