Albert Verria: Xha Bequa, kolegu im te “Kapedani”

3173
Sigal

 Xha Beqo ishte roli, ku u ftuan të realizojnë kinoprovë Nikolin Xhoja përball Mihal Popit dhe Xan Zyberit. Albert Verria ishte përball Pandi Raidhit dhe Myqerem Ferrës

1. Frymëmarrjen e fundit, “Artisti i Popullit”, Nikolin Xhoja e dha në një ndër muajt e trishtë të vitit 1987. Atje nën ftohtësinë e baltës, larg tokës që e rriti, shkoi ish-partizani që luftoi për çlirimin e viseve shqiptare në Luftën e Dytë Botërore, aktori i madh, Artisti Nikolin Xhoja. Ajri përreth kishte zënë të mugej. Siluetë e heshtur. Frymë-hapësira e ngushtuar. Muzgu i pikëlluar përcolli kështu në heshtje, në varrezat publike, largimin nga bota të një artisti kinemaje, të këtij vendi të vogël ballkanik. Ai erdhi nga toka përtej detit. Por në qiellin e shpirtit, nuk ishin zhdukur retë e bardha të vendlindjes. Ai erdhi nga toka që quhet Brindisi (shqiptimin italisht: [Brindisit] (dialektin lokal: Brìnnisi; latin: Brundisium) është një qytet në rajonin Apulia të Italisë, kryeqyteti i provincës së Brindisit, në brigjet e detit Adriatik. Historikisht, qyteti ka luajtur një rol të rëndësishëm në tregti dhe kulturës, për shkak të pozicionit të tij në Gadishullin italian dhe portin e tij natyror  në detin Adriatik. Nikolin Xhoja, këtu ndjeu rrezet e para të diellit të jetës. Ishte muaji maj dhe viti 1926. Ky djalosh shkoi një ditë me çetat partizane, kur fashizmi dhe më tej nazizmi pushtonin troje dhe robëronin kombe të qytetëruar, në sytë e këtij dheu. Djaloshi Nikolin Xhoja u bë pjesëtar i ushtrisë nacional-çlirimtare shkoi deri në viset e largëta shqiptare për të luftuar nazizmin dhe për ta larguar nga vatrat shqiptare. Deri në Kosovë shkeli këmba dhe ndër vise tonë të Gjakovës, Sanxhakut, Mitrovicës, Gostivarit, Ohrit. Thuhet se këtu, ky djalosh këtu shpalosi aftësitë e tij grupet njësiteve luftarake dhe me pjesët dhe komeditë e shkurtra si: “Daj Ceni”, “Këpucari”, “Po vijnë partizanet” etj.. “Pas çlirimit –shkruhet në Uikipedia, të vendit dhe kthimit në Durrës, vijoi të luante më tej si aktor amator pranë grupit qendror të Shtëpisë të Kulturës. Është nga aktorët themelues të teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, më 11 janar 1955. Roli i tij i parë si aktor profesionist ishte ai i Kostës në komedinë “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës. Ka luajtur 54 role në teatër, kryesisht të planit komik e satirik, gjithashtu, në 11 premiera të Estradës së Durrësit si dhe në 7 filma artistike. Një nga arritjet e tij me të spikatura, gjerazi e njohur në aktrimin shqiptar, ishte roli i Qazim Mulletit në komedinë “Prefekti” (1968) e Besim Levonjës. Ai njëmendësoi plot shpoti dhe mjete të holla humoristike fytyrën e kuislingut, e frikacakut, sidomos atë të zyrtarit të korruptuar e sharlatan, falë një përshtatjeje që e bënte edhe më të dukshme sjelljen dyfytyrëshe: mburrjen dhe panikun, kinse ndershmërinë dhe natyrën prej grabitqari, vrazhdësinë dhe shpirtin gjoja prej babaxhani. Me këtë rol, loja e N. Xhojës mbërriti në një nga vlerat sipërore të aktrimit shqiptar, i barasvlershëm me cilësinë aktoriale të Mihal Popit po te ky rol”.

Filmografia:

Në prag të jetës – (1981) Thirrja – (1976)… Baca Leka Udhëtim në pranverë – (1975)… Magazinieri Çifti i lumtur – (1975)… Babai i Vajzës Kapedani – (1972)… Xha Beqoja Horizonte të hapura – (1968)… Kuzhinieri.

“Artisti i Popullit”, Albert Verria ka qenë partner me “Artistin e Popullit” Nikolin Xhoja në kinokomedinë shqiptare: “Kapedani” të cilësuar si një ndër realizimet brilante të kësaj qendre prodhimi kinematografik, megjithëse, kanë kaluar gjysmë shekulli kjo kinokomedi vijon të mbetet ndër më të shikuarat. Kjo kinokomedi është vlerësuar kështu: Një tjetër figure plot kripe e humor ishte ajo e xha Beqos në filmin Kapedani (1972). Këtu ai skaliti me mjeshtëri të lartë dhe sens të hollë njeriun shpirtmire, gazmor, të gjindshëm, disi të leshtë, por të dashur e të ëmbël, duke krijuar se bashku me aktorin tjetër, Albert Verria në rolin e Sulos, një nga dyshet aktoriale më harmonike, si nga pikëpamja e sendërtimit të marrëdhënieve, në mënyre fare të natyrshme, ashtu edhe nga pikëpamja e ndjersjelljeve, e kundërshtive dhe e përplotësimeve reciproke në karaktere, në dialogët dhe në gjendjet e tyre shpirtërore”. A.Verria rrëfen: Që të limitojmë qartazi gjërat, bota jonë është shurdhmemece, e verbër është. Përpara asaj, krijuesit i shfaqet një vizion. Sapo mësova që kisha kinoprovë me artistin Nikolin Xhoja thashë se, do të bëja të pamundurën për ta fituar atë rol. Në kinostudio kishte ditë që kishin filluar kinoprovat për të fituar një rol në një ndër kinokomeditë, që pritej të xhirohej atë vit. Kishte një dualizëm të theksuar për rolet kryesore. Filmi “Kapedani”, skeda e filmit: Titulli shqip: “Kapedani”, viti i prodhimit 1972 Koha (Zëri). Ekipi realizues: Regjia, Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi, Liri Brahimi – ass. Skenari: Skënder Plasari. Muzika e filmit: Tasim Hoshafi. Kameramani: Ilia Teprini. Drejtori Artistik: Teodor Siliqi, Prodhuesi i filmit: “Shqipëria e Re”

Xha Beqo

Xha Beqo ishte roli, ku u ftuan të realizojnë kinoprovë Nikolin Xhoja përballë Mihal Popit dhe Xan Zyberit. Albert Verria ishte përballë Pandi Raidhit dhe Myqerem Ferrës. Nikolin Xhoja fitoi rolin e xha Beqos dhe Albert Verria rolin e xha Sulos. Skenat në të cilën ata luajtën për kinoprovën ishte i dehuri. A.Verria rrëfen: Ishin mbi 150 vetë që ndiqnin xhirimin dhe që mbanin të qeshurën për të mos ndërprerë një ndër krijimet më të spikatura të të dy aktorëve. Aktorët që do të luanin në këtë kinokomedi: Albert Verria (Xha Sulo),  Nikolin Xhoja  (Xha Beqo),  Flora Mërtiri (Zagorka), Shuke Ismail (Zhabjaku) Lazër Filipi, Robert Ndrenika, Hyrije Ahmeti, Ferit Gjevori, Haxhi Sejko, Melpomeni Çobani. Në role episode: Dario Llukaçi, Meropi Xhoja, Reshat Arbana, Fatbardha Lalo, Saimir Kumbaro, Rauf  Pojani, Tefta Hamzaraj,Valbona Simixhiu, A.Verria tregon: Kinokomedia u xhirua në këto ambiente. Në Tiranë u xhiruan mjaftë skena, brenda kinostudios dhe jashtë saj. Pjesët që luanin në teren u xhiruan në fshatrat Borsh, Piqeras, Lukovë. Pjesa që Nikolini gjuante më çifte, ndërkaq thyen xhamet u xhirua në Piqeras. Gruaja që thërriste me të madhe për dëmin e shkaktuar a e njihni kush ishte: Meropi Xhoja, ose ndryshe bashkëshortja e Nikolinit. Ndërsa ecjen nëpër ato shkallët e fshatit tatëposhtë është xhiruar në një rrugicë të fshatit Lukovë. Nikolini ishte një aktor i madh. Nikolini ishte rreth 50 vjeç, kur realizoi rolin e xha Beqos. Unë isha rreth tredhjetë vjeç ose 20 vjet më i vogël se ai. Rrathët ishin rrudhat e tyre të pleqërisë. Në të vërtetë, ishin copëra vitesh të mbetura pas. Deri në fund kishe ndërmend ta shpinte marrëveshjen me kohën xha Sulo? -Jo sepse ju nuk dini diçka të habitshme. Bashkëshortja ime në film ishte: Zagorka Shuke, aktore e teatrit të Pogradecit. Zagorka ishte rreth 45-50 vjeç që do të thoshte rreth 20 vjet më e madhe, mirëpo ende nuk është kuptuar ky ndryshim moshe dhe po e zbuloj këtu. Rolet ishin të përsosura sakaq nuk u dallua fare ndryshimi i moshës time me aktorë më të mëdhenj në moshë sa imja deri në 20 vjet. 1.3 e filmit u xhirua në fshat. Xhirimet i kryem gjatë verës, kryesisht muaji gusht. Ne i kishim vendstrehimet tona, ku flinim në kabinat e plazhit në Borsh te deti, ndërkaq që ditëve udhëtonin drejt fshatrave të bregut për xhirime ditore. Një pjesë e gjërave janë të pandriçuara dhe është mirë, që shikuesi t’i njohë rreth 50 vjet më vonë. Duken se të gjitha skenat janë xhiruar në një fshat të vetëm, gjë që, në realitet nuk ka ndodhur kështu. Mirëpo montazhi dhe përpikëria janë të këtilla që nuk lënë asnjë shteg për dyshim. Skena e gjyqit të Xha Sulos pas vendosjes së fletërrufesë është xhiruar në një fabrikë vaji në Sasaj të Sarandës, ndërsa shumëkush e quante se edhe ajo dhe të tjera i përkasin fshatit të Borshit. Nikolini ishte babaxhan njeri me humor dhe të bënte për vete. Megjithëse, fizikisht i shëndosh ai i përballonte me sukses skenat apo episodet, që dubloheshin mese njëherë. Ai besonte në çdo gjë që do të realizonte mjeshtërisht deri në përsosmëri. Nikolini edhe bashkëshorten me të cilën janë njohur në rreshtat e çetave partizane e ka aktore, ndërsa vajza e tij është një ndër pianistet e suksesshme shqiptare në Brindisi. Xhirimet në terren u përkisnin banesave tradicionale të kohës në fshatrat Borsh, Piqeras, Lukovë. Skenari ishte shkruar mjeshtërisht nga Skënder Plasari. Por, ai përmbante një mesazh të fortë edhe për ditët e sotme. Me Nikolin Xhojën ne takoheshim edhe më vonë, por më shpesh nëpër sheshe-xhirimesh. 5 vite më vonë ne u takuam te filmi: “Thirrja”(Viti 1976) me rolin e Baca Leka, Nikolni përbënte atë pjesë të shkëlqyer të artistëve shqiptarë .Ikja e një artisti, por ne ndjejmë ndërkaq, mungesën e reve të shiut. Kisha dëgjuar se, pasqyrë të shpirtit, artistët, në përgjithësi, kanë sytë, ata fshihnin një shtresim misteri. Është kjo hija e asaj pjese të pandriçuar, që megjithatë, mbetet e palexueshme. Edhe flokët, ruanin një shtrirje tjetër. Madje, flitet edhe për një nur bukurie, që i mbulon. Ata vetë janë të pavetëdijshëm për këtë, por të pavullnetshëm për ta rrëzuar. Ca vite më parë stacioni i fuqishëm italian RAI 3 mbërriti nga toka e çizmes, përtej detit, drejt tokës së shqiponjave. Misioni i kineastëve televiziv ishte një dokumentar për vendin tonë, por edhe për ndikimin e figurave të shquara italiane në kulturën shqiptare. Mbërritën te unë, -thotë Vërria për të kërkuar prononcimin tim për aktorin me origjinë italiane, Nikolin Xhoja me të cilin kishin interpretuar në kinokomedinë shqiptare: “Kapedani”, që na bëri të famshëm. Artist ose bëhesh ose nuk je ti këtillë. Nikolini i ishte i këtillë, unë e njoha atë në kohë-xhirimet e Kapedanit në atelietë dhe fshatrat e jugut, kur bëmë një film të kohës që shikohet edhe sot. Kështu më rrëfeu Artisti Albert Verria, fragmente të jetës për artistin e madh, Nikolin Xhoja.

Gëzim Llojdia *Msc, Anëtar i Akademisë Europiane të Arteve