Albana Melyshi Lifschin/ Letra e Xhorxh Bushit

    342
    Sigal

    (skicë)

     Vazhdova rrugën nëpër Broadvvay e këmbët më çuan tek godina, ku kishte zyrën avokati që më kishin rekomanduar. Një ‘patriot’ i hallit qe ulur në një karrige ngjeshur pas murit, në paradhomën e zyrës. Më tha se kishte dalë ashtu kot, se s’kishte ku të shkonte. Çështja e azilit po i zgjatej kaq shumë, sa gruaja nuk e duronte dot më në shtëpi. “Shko bjeri pas,-thoshte ajo, çfarë kujton, se do vijë avokati pas teje, apo ti pas atij?. “Njëlloj si unë edhe ky”, -thashë me vete. Nga zyra e avokatit doli një burrë i kërrusur më dysh mbi një copë letër. Duhej të qe mbi 70-tat. Ai ngriti sytë nga ne e na u afrua. -Di ndonjëri nga ju anglisht? E po, mua të më shkruajë vetë Presidenti i Amerikës Xhorxh Bush, të më urojë edhe Krishtlindjet dhe avokati të thotë që s’është e rëndësishme kjo letër? Ua merr mendja juve që s’është e rëndësishme një letër që çon vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Po pse, mbi Xhorxh Bushin do dalë Emigracioni xhanëm? Qe vërtet një letër urimi për Krishtlindje firmosur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Letra kishte stemën e Shtëpisë së Bardhë. Firma qe e stampuar dhe merrej vesh që letra qe një përgjigje klishe e përgatitur për këdo që i drejtohej Presidentit në këtë kohë Krishtlindjesh. Më erdhi keq më shumë për plakun, se për veten time. Akoma vazhdonte me letra “qeverisë” siç bëhej në të kaluarën.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf