Albana Mëlyshi Lifschin/ Basti i kuajve

    388
    Sigal

    Denis, është një burrë i shkurtër, me një lëkurë të bardhë në të kuqe, rondokop, me një buzëqeshje më shumë si përveshje buzësh që krijon një si noçkë duke të dhënë një ndjenjë sikur po sheh një gic. Pikërisht këtë ndjenjë provoi Ana tek e prezantuan me ‘të. Kishte dëgjuar shumë për Denisin nga i shoqi. Kishin qenë shokë shkolle në gjimnaz, madje, qenë rritur në një lagje. Pas mbarimit të shkollës së mesme Denisi nuk vazhdoi më tutje. U kishte thënë se e kishte zgjedhur profesionin e tij të jetës: Do të vinte baste në garat me kuaj! Atëherë, gjithkush e kishte gjykuar thjesht si hobi, por Denisi e kishte seriozisht. Filloi të ndiqte çdo garë kuajsh, brenda edhe jashtë Nju Jorkut. Në shtëpi hynin vetëm gazetat që kishin seksionin e posaçëm për garat e kuajve dhe bastet për ta. Biblioteka e tij u mbush me libra për kuajt. Ndërsa shokët e tij mbaruan kolegjet, Denis kishte marrë “diplomën” e bastistit më të zot. Thuhej se kishte një parashikim të jashtëzakonshëm. Nuk ishte gjë e rrallë që nga një bast kuajsh të fitonte 20 deri 30 mijë dollarë. Aq shokët e tij bënin në një vit pune. Denisi vinte disa baste njëherësh, për disa kuajt në të njëjtën kohë, e në disa gara kuajsh që nga Nju Jorku deri në Los Anxheles e San Francisko.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf