Albana Lifschin/ Si humba një intervistë pune

    376
    Sigal

    (tregim i shkurtër)

     Kisha dy javë që po përgatitesha për një intervistë pune. Kërkova e mësova të gjitha pyetjet që mund të më bëheshin. Vajta me bindje të plotë që do e fitoja intervistën. Nuk kishte se si të mos e fitoja. Po kërkoja punën e elektricistit, kur vetë në Shqipëri kisha qenë inxhinier elektrik. Dokumentet i kisha në rregull. Anglishtja ime besoja se qe e mjaftueshme se pata dhënë provimin e gjuhës angleze në Shqipëri. Çfarë tjetër mund të bëhej pengesë? Dhe ja ku gjendem ballë për ballë me atë që do më merrte në punë. Ishte një grua rreth të pesëdhjetave, me një fytyrë të ëmbël e rrumbullake. Gruaja më dha dorën duke më ftuar në zyrën e saj. Të them të drejtën fakti që më dha dorën më ngrohu, sepse kisha dëgjuar që amerikanët nuk e kanë zakon të japin dorën, e sidomos kur je një i panjohur fare si puna ime që vija “nga rruga” për të kërkuar punë. Zonja më ftoi të ulem në një karrige matanë tavolinës së saj. Mbi tavolinë kishte rezumenë time të cilën e kishte marrë paraprakisht nga sekretarja. -Keni rezume shumë të mirë, më tha. Duket keni eksperiencë të gjatë pune nga vendi juaj. Unë buzëqesha. -Po po, sigurisht.. thashë, kam 15 vjet eksperiencë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf