“Alarmi” rrezikohen banorët nga përdorimi i ujit të depozitave

    490
    Sigal


    Shtohen ankesat e konsumatorëve për ndotjen e ujit dhe mospastrimin e depozitave

    Problemi i ujit të pijshëm ngelet ende një i problem pazgjidhur për qytetarët shqiptarë. Asnjë masë nuk është marrë nga UKT-ja edhe pse shpesh dalin në dukje probleme të ndryshme me ujin e pijshëm. Numri i ankesave vjen çdo ditë në rritje pranë zyrës së Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar. Konsumatorit shqiptarë jo vetëm që i mungon uji i pijshëm, por edhe atëherë ku ka ujë me pakicë, ai është i pa përdorshëm. Mungesa e ujit të pijshëm nuk është problem vetëm për qytetarët e kryeqytetit, një problem i pazgjidhur uji mbetet edhe për zonat bregdetare gjë të cilën e ka pranuar dhe vetë Drejtoria e Shëndetit Publik. Por krahas ankesave të konsumatorëve për rrezikun e përdorimit të ujit jo të pastër, është edhe një problem tjetër që ka të bëjë me pastrimin e depozitave të ujit, si ato të kateve të poshtme dhe ato të soletave e të tarracave të pallateve apo të ndërtesave private. Ka qenë dhe është kërkesë po ashtu edhe e Shoqatës së Konsumatorëve Shqiptarë që të ngrihet një sektor i cili të angazhohet për pastrimin e depozitave të ujit të pijshëm, pasi në të kundërt rreziku i sëmundjeve është evident në çdo familje shqiptare. Në ankesat që kanë paraqitur pranë kësaj zyre qytetarët ankohen se rritet çmimi dhe ulet shërbimi dhe se paguajnë përkundrejt sasisë së pa konsumuar të ujit. Po ashtu janë shtuar dhe ankesat e qytetarëve për ujin e pijshëm të rrjetit, jo vetëm për sasinë por ajo me e rëndësishme për cilësinë e tij. Një pjesë e madhe e konsumatorëve ankohen se madje ujin ka raste që nuk e përdorin as për larje, sepse është me erë të keqe. Era e keqe e ujit sipas banorëve vjen edhe depozitat që janë prej vitesh të pa pastruara, dhe nuk mirëmbahen as nga administrator, as nga ana e sektorit shtetëror e shëndetësor. Madje depozitat e kateve të poshtme ose në bodrume nuk kanë asnjë lloj sigurie sepse ata janë të hapura, nën ndikimin e faktorëve mjedisore, të brejtësve, të mizave etj. Depozitat në gjithë Tiranën janë bërë rrezik për konsumatorët dhe burim sëmundjesh e infeksionesh, sikurse është dhe doza e lartë e klorit në tubacionet me dëme të mëdha dhe me çrregullime të aparatit gastro –intestinale etj..

    Zonat më problematike për mungesën e ujit:
    1.Tek Vaskat pas “Misto Mames” banorët u janë drejtuar puseve të vjetra për ujë.
    Rrugë të tjera në Njësinë numër. 6 në Kombinat janë: F. Bardhi, H. Stërmilli 30 min ujë në ditë . Rr, Shaban Bardhoshi, Hamdi Cenoymeri, Rruga e Qelqit me dëmtime të tubacioneve të ujit prej disa ditësh. Tregu i Kombinatit i fruta- perimeve vetëm 30 min ujë, Unaza e Re pranë fabrikës së Miellit, prapa Kombinatit. Ushqimor dhe Furrë së bukës ka raste që ka vetëm 5 minuta ujë në ditë ose ka dhe raste kur uji nuk është fare i pranishëm me ditë të tëra. Një rrugë tjetër problematike është dhe Rruga “Llazi Miho” tek vaskat pjesa e Selitës së Vogël, po ashtu zona Prapa Misto Mames është pa ujë. 1.Lagjja 6 tek varrezat rrugës (Vaqar) është sërish pa ujë .
    2.Kodër Kamëz, Paskuqan , Bathore me ditë pa Ujë( banorët enden rrugëve me bidonë) .
    3.Balldre të Lezhës 2 muaj pa ujë e pa drita 500 familje
    4.Durrës (Këneta- Shkozeti) 3 javë pa ujë
    5.Në Kinostudio pranë Kodrës së Kuqe prej një muaji me 5-10 min ujë në ditë
    6.Rruga Sadik Petrela 2 muaj pa ujë 1x 3 ditë 10 min. Nuk ka as furnizim me bote