Alarm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjendet një granatë

426
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK, është gjetur një granatë dore. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi e QKUK, Shpend Fazliu, i cili tha se në ambientet e spitalit janë gjetur disa sende të dyshimta.
“Punëtorët teknikë, të cilët po kryenin instalimin e disa kabllove brenda objektit ku është e vendosur administrata e Qendrës Klinike Universitare, kanë vërejtur disa mjete të dyshimta, për të cilat menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës”-tha Fazliu.
Policia e Kosovës ka kërkuar që të evakuohen pacientët dhe punonjësit e spitalit, ndërsa po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Sigal