Akuza për korrupsion pasiv, 2 pedadogëve të Universitetit të Durrësit 18 muaj liri me kusht

    444
    Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për dy pedagogë të universitetit “Aleksandër Moisiu” për akuzën e korrupsionit pasiv si dhe për një grup studentësh.
    Gjykata ka dënuar me 18 muaj lirim me kusht dy pedagogët Odeta Tota dhe Endri Sina, ndërsa iu është hequr edhe e drejta e profesionit për një vit. Në liri me kusht janë lënë edhe 6 studentët e përfshirë në ngjarja
    Sipas policisë, pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina merrnin para në këmbim të notave kaluese.
    Ndërkohë që policia ka arrestuar edhe studentet Merushe Boçerri dhe Eralda Lika të cilët shërbenin si seksere. Dy studentët u kanë marrë një numër të konsiderushëm studentësh shuma nga 20.000-25.000 lekë të reja për të marrë nota kaluese në provimin e Kimisë në Fakultetin e Studimeve profesionale në këtë universitet.
    Pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina merrnin para në këmbim të notave kaluese. Ata ju merrnin studentëve shuma nga 20.000-25.000 lekë të reja për të marrë nota kaluese në provimin e Kimisë në Fakultetin e Studimeve profesionale në këtë universitet.
    Sigal