AKU mbyll tregun informal në Durrës

    381
    Sigal

    Edhe pse lirimi i trotuareve është detyrë e Policisë Bashkiake, ishte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili mbylli tregun informal në Durrës, që zhvillohej në kushte skandaloze nëpër trotuare. Kështu, në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z. Afrim Bakaj, duke marrë shkas nga ankesat të ardhura në Drejtorinë AKU-së në Durrës, në lidhje me kushtet jo të përshtatshme në të cilat ndodhen rrugët, trotuaret përreth Tregut të Përditshëm Agro–Bujqësor në Qytetin e Durrësit, nisi aksioni 4-ditor për inspektimin e këtij tregu, në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake e atë të Rendit.

    Qëllimi i këtij inspektimi masiv është për të bërë të mundur garantimin e kushteve higjienike, mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, lidhur me kushtet higjeno-sanitare të tregtimit të produkteve Ushqimore me Origjine Shtazore dhe Joshtazore, fruta perime, dokumentacionin shoqërues, sistemin e gjurmueshmërisë bazuar në Ligjin nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar) dhe në Ligjin nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Drejtoria Rajonale e AKU Durrës në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme dhe gjatë këtij Inspektimi u konstatua se kushtet e përgjithshme të higjienës janë të papërshtatshme, duke zaptuar dhe pa te drejtë hapësirat publike. Bazuar në sa më lartë, inspektorët e DRAKU Durrës dhe Bashkisë Durrës vendosën që të gjithë tregtarët, 40 të tillë, të lëshonin këto hapësira publike dhe mbylljen e menjëhershme të një tregu Informal pranë Tregut Agro-Bujqësor në qytetin e Durrësit.