Aktori Sheen paditet nga ish-e fejuara, i kërkon 1 mln dollarë

528
Aktori Charlie Sheen është paditur nga ish-e fejuara, për kërcënim serioz për jetën dhe se nuk e ka vënë në dijeni që është HIV pozitiv. Ditën e enjte, Scottine Ross ka dorëzuar padinë në gjykatën e lartë të Los Angeles. Ajo kërkon 1 milion dollarë, dhe të ardhurat e emisionit të anuluar tashmë të Sheen, “Anger Menagement”, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjes mes çiftit.
Muajin e kaluar, aktori tha për emisionin “Today” se është diagnostikuar me HIV rreth 4 vite më parë. Ai është shprehur se pak njerëz ishin në dijeni të këtij fakti, duke i kërkuar para për ta mbajtur sekret këtë lajm. “Charlie Sheen do të mbrohet fuqishëm ndaj padisë së Scottine Ross. Ne besojmë se z. Sheen do të fitojë në pretendimet e tij kundër saj”, thuhet në një deklaratë të avokatit të Sheen. Scottine Ross një aktore e filmave porno, e njohur si Brett Rossi dhe Sheen kanë qenë të lidhur me njëri tjetrin për afro një vit, nga nëntori i 2013, deri në tetor 2014.
Sigal