Akte presioni dhe terrori për kreun e PD-së Elbasan

629
Sigal

Grupe ekstremiste shajnë dhe fyejnë votuesit me mandate nga grupseksionet

 Luçiano Boçi, tenton të prishë zgjedhjet për Kryetarin e PD-së në Elbasan

Deputeti aktual i PDSH-së dhe ish-kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, ka tentuar të prishë me grupet e veta ekstremiste, votimet për kryetarin e ri të degës, duke krijuar momente konflikti dhe skena të dhunshme në sallën e teatrit “Skampa”. Ish-kryetari i PD-së në Elbasan, (i cili nuk dihet edhe sot pas 4 vitesh se përse u zgjodh në atë kohë në atë post), duke dashur të humbasë kandidati potencial Aurel Bylykbashi dhe të fitojë një person që konsiderohet si miku i tij, ka futur në sallën e teatrit “Skampa” ditën e votimeve elementë ekstremistë, që nuk kishin lidhje fare me PD-në dhe grupseksionet e partisë. Ata që në fillim, kanë krijuar një klimë terrori në sallë, duke u bërë presion votuesve me mandate të rregullt nga grupseksionet e degës, duke i sharë dhe dhunuar, gjë e cila u konsiderua edhe nga përfaqësuesi i PDSH-së nga qendra, zoti Ferdinand Xhaferri, “si një tentativë e dështuar për të prishur zgjedhjet nga ish-drejtuesit e PD-së në Elbasan”. Duke përdorur elementët ekstremistë, të panjohur për grupsesksionet e PD në Elbasan, ish-kryetari synonte të bënte kryetar një njeri, që nuk gëzon reputacionin e Aurel Bylykbashit, i cili ka marrë plot 297 vota, kundrejt njeriut të Boçit. Pavarësisht presioneve, pavarësisht rrëmujës së krijuar, Aurel Bylykbashi, ka triumfuar mbi klimën e terrorit që krijoi grupi i orientuar dhe dirigjuar nga ish-kryetari, i cili në 4 vitet e fundit i ka dhënë goditjen fatale PD-së në qytetin tonë. Ne demokratët e Elbasanit, ne të poshtëruarit e Luçiano Boçit, ne të denigruarit nga ai, denoncojmë drejtimin skandaloz, që ky njeri i ka bërë degës së PD-së, duke mos përkrahur asnjëherë demokratët dhe duke shkatërruar strukturat, natyrisht nga mungesa e aftësive dhe keqdashja e tij. Ne demokratët e Elbasanit, denoncojmë aktet e terrorit, që klanet humbëse të degës së PD-së në Elbasan krijuan ditën e votimit, duke tentuar të sjellin humbjen e njeriut, që gjithmonë është votuar me shumicë dhe ka ditur të bashkojë njerëzit dhe intelektualët rreth kësaj partie në qytetin tonë. Tentativa e fundit e ish-kryetarit, ishte ajo në sallën e teatrit “Skampa”, pasi nuk do të ketë  tjetër rast të godasë dhe turpërojë PD-në, e cila e bëri atë fatkeqësisht deputet. Aktet e presionit dhe terrorit, u dënuan publikisht edhe nga i deleguari kryesisë  i PDSH-së, zoti Ferdinand Xhaferri, i cili përgjatë 8 orëve, ka debatuar dhe ka kërkuar nga elementët ekstremistë, të ndalin terrorin dhe presionet, të ndalin dhunën psikologjike dhe fizike ndaj votuesve pasi do të denoncohen në organet ligjore. Aurel Bylykbashi, ka triumfuar mbi emrat e tjerë si Adhurim Kongoli, Elsa Gega dhe mbi njeriun e përkrahur nga ish-kryetari Ilir Dervishin. Zoti Bylykbashi, ka marrë vota rekord, gjë, e cila pritet të sjellë ndryshime radikale në degën e PD-së në qytetin tonë, e cila deri sot ka qenë pothuajse inekzistente. Zoti Bylykbashi, pritet të afrojë rreth PD-së dhe kryesisë intelektualët, por edhe qëndrestarët, të larguar prej 4 vitesh nga ish-drejtuesit. Kemi besim dhe shpresë për ndryshimin e madh, pasi zoti Bylykbashi ka edhe përkrahjen maksimale edhe nga Kryetari Lulzim Basha.

                                                         Një grup demokratësh Elbasan