Aksioni i pastrimit më 4 shtator, aplikacion për të raportuar plehrat

596
“Mbajmë pastër, raportojmë plehrat”, është aplikacioni i ri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai i ka kërkuar sërish qytetarëve të organizohen për t’iu bashkuar fushatës së 4 shtatorit për pastrimin e kryeqytetit.
Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan: “Duhesh edhe ti. Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 Shtator me aksionin e pastrimit. Shkarko aplikacionin dhe raporto plehrat në lagjen tënde”.
Në dispozicion të qytetarëve është aplikacioni http://www.trashout.me/mobile-app?hl=en. Në mbledhjen e këshillit bashkiak të 5 gushtit, kandidati Veliaj bëri të ditur dhe aksionin e madh të pastrimit, më 4 shtator.
Sigal