Aksidenti tragjik në Tiranë, ja kush janë 3 viktimat dhe 2 të plagosurit

606
Sigal

Një aksident me bilanc tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Tiranë.

Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 3 viktima të së njëjtës familje dhe dy të plagosur.

Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin Arlintin Aaliaj, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u raportua për 4 të vdekur nga familja Bibaj, por burime nga policia thanë se njëra nga vajzat është në gjendje të kritike.

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën:

Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Mirditë, ka ndërruar jetë.

Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë.

Florida Bibaj e bija, 22 vjeçe, ka ndërruar jetë.