Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

482
Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali, ndërsa një person i tretë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë për jetën.
Një furgon dhe një kamion me rimorkio u përplasën pasditen e sotme në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena.
Viktima të kësaj përplasje mbetën një 37-vjeçar dhe një 39-vjeçar shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat e shtetit fqinj.
Një person i tretë, shtetësia e të cilit nuk bëhet e ditur, është në gjendje të rëndë.

Sigal