Aksident në Tiranë, makina përfundon brenda në lokal

452
Një aksident ka ndodhur në mesditë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Një makinë ka përfunduar në ambientet e brendshme të lokalit në rrethana që ende nuk bëhen me dije. Sipas dëshmitarëve që u ndodhën në vendin e ngjarjes, nga aksidenti nuk ka të lënduar. Por, ka pasur dëme materiale, tavolina dhe karrige te shkatërruara, ndërsa shumë pranë duken edhe fëmijë që luajnë në këndin pranë lokalit. “Çfarë skene e frikshme, isha ngjitur me tavolinën ku ndodhi. Nuk kuptova gjë fare, vetëm kur e pashë ngjitur me tavolinën time”, thotë një qytetar.
Sigal