Aksident në Sarandë, makina futet në butik; dy të plagosur

471
Një aksident me dy të plagosur lehtë është regjistruar sot në mëngjes në Sarandë, në vendin e quajtur turizëm-kanali i Çukës. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit “Hyndai”, ka tentuar të shmangë një kalimtar në rrugë dhe me makinën e tij është futur brenda një dyqani me rroba, ku si pasojë është plagosur shitësja e butikut dhe vetë drejtuesi i makinës. Menjëherë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe sipas mjekëve asnjë nga të dy nuk është në rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhu arsyet e aksidentit.
Sigal