Aksident në Kukës, makina përplas 8-vjeçarin

425
Një fëmijë 8 vjeç është përplasur mbrëmjen e së hënës nga një makinë në qytetin e Kuksit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gostil”, ku fëmija i aksidentuar është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë, shoferi i mjetit, banues në Kukës, është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit. Ndërsa, policia është vënë në ndjekje të tij.
Sigal