Aksident në Elbasan, 58-vjeçari përplas këmbësorin

614
Sigal

Një aksident ka nodhur në Elbasan, ku shtetasi  E.H., 58 vjeç, duke drejtuar mjetin tip  “Opel” me targa AA 195 OJ, ka përplasur këmbësorin shetasin E.K., 56 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, të Elbasanit.

Shtetasi E.K., është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe nodhet nën kujdesin e mjekëve .

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.H., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.