Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen 5 persona

423
Një aksident me pasojë 5 persona të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnje-Berat. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kashtebardhë, ndërsa janë përplasur dy automjete. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjetet që janë përplasur janë një furgon me targa AA546T dhe një mjet tjetër tip kamionçinë AA783LZ. Shkak i aksidentit dyshohet përgjumja e shoferit të kamionçinës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal