Sigal

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor drejt Rinasit. Për pasojë janë plagosur dy bashkëshortë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të tjera, janë proceduar dhe materialet ndaj tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 18. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit A. H., dhe A. C., 21 dhe 25 vjeç, banues në Fushë Krujë e Tiranë, pasi në rrugën e Rinasit, këta shtetas duke drejtuar respektivisht mjetet tip “Benz” dhe “Fiat”janë përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Sh. K., 71 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i mjetit “Opel” dhe pasagjerja shtetasja N. K., 62 vjeçe, banuese në Durrës. Neni 290 i Kodit Penal.