Aksident i rëndë në Vlorë, një makinë përmbyset, tjetra përfundon në kanal

441
Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në aksin Levan-Vlorë pasditen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Për shkak të manovrave të gabuara, një prej makinave ka përfunduar në kanal kurse tjetra është përmbysur.

Dy prej të plagosurve udhëtonin në makinën tip Ford, kurse dy të tjerët në automjetin Dacia.

Ata janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur.

Ndërkohë policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sigal