Nëntëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident ajror në Sudanin e Jugut, teksa një avion i vogël pasagjerësh u rrëzua në një liqen pasi u përpoq të zbriste për të evituar mjegullën e dendur.

Vetëm tre persona, duke përfshirë edhe një fëmijë, i mbijetuan përplasjes, tha zyrtari qeveritar Taban Abel Aguek.

Viktimat përfshijnë pilotin dhe bashkëpilotin, një anëtar të stafit të Kryqit të Kuq dhe një peshkop anglikan, raporton AFP.

Avioni transportonte në total 23 persona nga kryeqyteti Juba, në qytetin Yirol. Ndër viktimat ishin të paktën tre fëmijë, thanë autoritetet.

“Kur arriti moti ishte aq i mjegullt dhe kur u përpoq të ulej, ai u rrëzua në Liqenin Yirol pranë qytetit”, tha Abel Aguek, ministri i qeverisë rajonale.

“I gjithë qyteti është në shok, dyqanet janë të mbyllura, disa njerëz kanë marrë të afërmit e tyre për varrim. Është një avion komercial që u rrëzua”, shtoi ai.