Akreditimi/ Agjencia britanike nis me 6 universitetet e para

    391
    Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë nga agjencia britanike ”Quality Assurance Agency” do të nisë fillimisht me 6 universitete nga të cilat 4 janë publike dhe 2 private. Agjencia britanike, pas firmosjes së marrëveshjes me qeverinë shqiptare ka nisur punë në terren për rankimin e këtyre institucioneve, për të parë gjendjen e mësimdhënies dhe kapacitetet e arsimit të lartë, ndërkohë që raporti përfundimtar do të publikohet në qershor të 2017, ku do të shihet edhe niveli në të cilën janë universitetet në Shqipëri. Agjencia britanike do të nisë fillimisht me universitetin Politeknik të Tiranës, Universiteti Bujqësor i Kamzës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Universiteti jopublik “Marlin Barleti” dhe Universiteti Europian i Tiranës.
    Sigal