AK proteston: JO martesave gay, mos e miratoni ligjin, është mallkim

423
Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar sot para Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kundër ligjit për miratimin e martesave gay. Me një baner pas shpinë, ku shkruhet ‘Gayvin Rama’, ku shfaqet portreti i kryeministrit Edi Rama i transformuar dhe lyer, protestuesit njëzëri kanë kërkuar nga deputetët që mos ta miratojnë këtë ligj. Një prej përfaqësueseve të AK-së pohoi se miratimi i këtij ligji do të ishte mallkim dhe në kundërshtim me parimet e Zotit. 
“Është për tyre ardhur keq dhe jemi këtu të protestojmë, pasi bëhet fjalë për shpenzimin e miliona euro, për këtë grup njerëzish. Nuk jemi gjykues, por nuk duhet të bëhen në publik dhe dëshirat e tyre ti realizojnë ku të duan. Protestojmë në emrin të 100-ra jetimëve dhe diskutimin e mijëra shqiptarëve që janë larguar, e dhjetëra njerëz të vrarë nga mospagimi i faturave të energjisë. Na kujtojnë kohën kur na lanë 45 vite pa besim fetar. Na kanë çuar në këtë derexhe ku jemi. Ne nuk jemi askush ti gjykojmë, por është mallkim. Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që mos ta miratojnë, pasi nuk është mungesë kulture, por fëlliqësirat ti bëjnë diku tjetër. AK do protestojnë për çdo formë padrejtësie.”, tha përfaqësuesja e AK-së.
Sigal