Ahmetaj: Ligji për turizmin detar nxitje për investime serioze

679
Aksioni kundër informalitetit ishte në qendër të diskutimit në mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve. Në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shprehu vendosmërinë për të vijuar me formalizimin e sistemit ekonomik, ndërsa u ndal edhe te masat që janë marrë për të t’i ardhur në ndihmë biznesit.

Ahmetaj: Është e drejtë që do një platformë, një strategji afatgjate e cila të jetë e trashëgueshme edhe me rotacionet që ndodhin me pushtetet, sepse duhet të biem dakord se beteja kundër informalitetit nuk mund të përdoret kundër apo pro një force politike. Ahmetaj u kujtoi bizneseve të mëdha edhe afatin e fundit për t’u legalizuar që është 31 dhjetori.

Ahmetaj: Deri në 31 dhjetor të vetëkorrigjohet pa penalitete, pra të përmirësojë inventaret, deklarimet pa marrë asnjë penalitet. Gjatë mbledhjes u prezantua edhe rezultatet e anketës me bizneset të cilët shikojnë si shqetësim kryesor taksat e larta, ndryshimet e shpeshta ligjore, gjobat që tejkalojnë fitimin vjetor, kunkurrencën e pandershme.
Sigal