AHMET ZOGU DHE SERBËT

1643
Sigal

Një javë pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore [28 Korrik 1914], MPJ e Austro-Hungarisë e vuri Princ Vidin [Wilhelm zu Wied] përpara alternativës: Ose të vihej në krye të shqiptarëve dhe të marshonte kundër Mbretërisë së Serbisë, ose të rivishte uniformën e “oficerit prusian” dhe të nisej drejt frontit të luftës kundër ushtrisë franceze. Princ Vidi zgjodhi variantin e dytë dhe pas një muaji [3 Shtator 1914] u largua një herë e përgjithmonë nga Durrësi, duke e lënë Shqipërinë në një kaos të frikshëm. Po në javën e parë të Gushtit 1914, Ahmet Bej Zogolli priti në kullën e tij në Burgajet oficerin e zbulimit serb, Mlladen Stamatoviç.

Azis Gjergji

Në përmbledhjen e artikullit të tij studimor në frëngjisht: “Ahmed Bey Zogou et la Serbie: Une coopération inachevée 1914-1916” (Ahmet Bej Zogu dhe Serbia: një bashkëpunim i papërfunduar 1914-1916), historiani serb, Dushan T. Batakoviç (Dušan T. Bataković) shkruan: “Duke synuar të zgjeronte rrjetin e krerëve miq klanorë me anën e të dërguarve të posaçëm në Shqipëri, Pashiç (Nikola Pašić) rekrutoi Ahmet Bej Zogun [Zogollin], kreun e krahinës së Matit dhe nip i Esat Pashës… Kryeministrit serb Pashiç (Nikola Pašić), nëpërmjet të dërguarit të vet të posaçëm Xhemal Bej Ljubović, oficer i zbulimit të ushtrisë mbretërore serbe, që vepronte në Shqipëri me pseudonimin “Mlladen” (Stamatoviç?), punonte – i përkrahur nga kreu i distriktit serb të Ohrit [Jovan Çirkoviç]- t’i kthente në mbështetës të kauzës së vet krerët shqiptarë, me qëllim që ta bënte të sigurt kufirin e Serbisë me Shqipërinë.” (Academia edu. Dušan T. Bataković, Ahmed Bey Zogou et la Serbie Une coopération inachevée (1914-1916), pages 169: Résumé:

“En vue d’élargir le réseau des chefs claniques amicaux à travers les émissaires spéciaux en Albanie, Pašić recruta Ahmed bey Zogou, le chef de la région des Mati et le neveu d’Essad Pacha”; page 173: “Le Président du Conseil serbe Pašić, par l’intermédiaire de son émissaire spécial, Djemal Bey Ljubović, un officier de l’armée serbe qui agissait en Albanie sous le pseudonyme de « Mladen » (Stamatović ?), travaillait — avec la complicité du chef du district serbe d’Ohrid — à gagner à sa cause les chefs albanais pour sécuriser la frontier de la Serbie avec l’Albanie.” (përkthyer nga Akademik Kopi Kyçyku, Bukuresht/Rumani)

Në të vërtetë, Ahmet Bej Zogolli nuk ishte nip i drejtpërdrejtë i Esat Pashë Toptanit, por i Xhelal Pashë Zogollit, ish-bashkëpunëtor i Mbretërisë së Serbisë, i njohur me pseudonimin Stanko Ivanoviç. Batakoviç shkruan se interesimi i agjenturës mbretërore serbe për Ahmet Bej Zogollin duhet të ketë qenë shumë i hershëm; megjithatë, sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, emri i tij del në një telegram të prefektit Jovan Çirkoviç, dërguar eprorëve të tij në Beograd, më 25 Prill 1914. Sipas historianit kosovar, Xheladin Shala, në atë telegram, Çirkoviç kishte raportuar se ishin bërë përpjekje për të tërhequr kreun krahinor Ahmet Muhtar Matin në krah të Mbretërisë së Serbisë, duke i premtuar shkollim për oficer në një vend të Evropës, por ai nuk kishte paraqitur ndonjë interes për shkollim të mëtejshëm. (D. Bataković, Ahmed Bey Zogou et la Serbie Une coopération inachevée (1914-1916), p. 172; Xh.Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe në vitet 1912-1918, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1990, f. 205 (sipas: DASSIP-AO-1914- F-1-D-VI-br. 1003, telegram i Prefektit Çirkoviç nga Ohri në Beograd, 25.IV.1914). Më 23 Qershor 1914, agjentura serbe kishte humbur një nga agjentët e rëndësishëm të saj në krahinat verilindore të Shqipërisë, famëkeqin Arif Hiqmeti nga fshati Llojan i Kumanovës, i goditur nga një plumb preciz į patriotëve dibranë në kokë pranë fshatit Zhirovnicë. “Pas vdekjes së Arif Hiqmetit, në verën e vitit 1914,” shkruan D. Batakoviç, “Ahmed Bej Zogu [në atë kohë: Zogolli] u bë njëri nga krerët e rrallë të rëndësishëm të klanit shqiptar të gatshëm për të bashkëpunuar me Serbinë fqinje.”

(Dušan T. Bataković: “Ahmed Bey Zogou et la Serbie, p. 172: “Après la mort d’Arif Hikmet à l’été 1914, Ahmed Bey Zogou était l’un des rares chefs de clan albanais importants prêts à coopérer avec la Serbie voisine” (sipas: dépêche de Jovan Cirkovic au Ministère des Affaires étrangères serbe, publiée dans Dokumenti o spoljnoj politici Kraljevine Srbije 1903–1914 [Documents sur la politique étrangère du Royaume de Serbie, 1903–1914], vol. VII-2, doc. no. 271.)

Bashkëpunimi i Ahmet Bej Zogollit dhe krerëve të tjerë shqiptarë të krahinave kufitare me Serbinë u krye nga agjentura mbretërore serbe sipas udhëzimeve të Kryeministrit N. Pashiç [Pašić] dhënë titullarëve të MPJ të Serbisë, më 3 Gusht 1914. Udhëzimet u përpunuan nga specialistët e MPJ të Serbisë në një material sekret me titull: “Udhëzime për punë me shqiptarët” dhe iu dërgua gjithë autoriteteve ushtarake e civile të viseve kufitare me Shqipërinë. Ndër të tjera, në material thuhej: Mundemi çdo njërit fis t’ia njohim qeverisje e veçantë dhe të gjitha fiset të formojnë Senatin. Me Serbinë të formojnë aleancë politiko-doganore dhe mbrojtjen e përbashkët nga armiku į jashtëm. T’į lejohet Serbisë të ndërtojë hekurudhën gjer në bregdet. Më së miri do të ishte që ata ta pranojnë bashkimin shtetëror dhe doganor, kurse përbrenda të qeverisin sipas zakoneve të veta. Marrëveshja në fillim të arrihet me disa krerë, kurse më vonë, një vendim të tillë ta miratojë një Kuvend į tyre į Përgjithshëm, į cili do të kërkojë prej nesh formimin e bashkësisë personale dhe doganore, që do të thotë të kemi ushtrinë të përbashkët, doganën dhe mjetet e përbashkëta të komunikacionit. (Shukri Rahimi, “Bashkëpunimi i Ahmet Muhtarit nga Mati me Serbinë dhe mospajtimet e tij me Esat Pashë Toptanin gjatë vitit 1915″, artikull i botuar në revistën “Gjurmime Albanologjike”, Seria e Shkencave Historike, XI 1981, Prishtinë 1982, f. 120-121 (sipas AM (m.g.) DA SIP Po Serija “G” Fasc 8: “Udhëzimet e MPJ të Serbisë për punë me shqiptarët” dërguar prefektit të Ohrit, Jovan Çirkoviç. Rezervat 124, më 8 Gusht 1914; D. Batakoviç, Ahmed Bey Zogou et la Serbie: Une coopération inachevée (1914–1916), p. 176) Në marrëdhëniet publike, Mlladen Stamatoviç (Xhemal Bej Ljuboviç) prezantohej si vartës i prefektit Çirkoviç, në të vërtetë, në linjë agjenturore ishte shefi i tij. Kështu, në dokumentet serbe, të nxjerra në dritë nga historiani Bogumil B. Hrabak dhe të cituara nga Dushan Batakoviç thuhet: Përfaqësuesi serb në Shqipëri Ljubović [Mlladen Stamatoviç] dhe zv/shefi i tij në Ohër, prefekti Jovan Çirkoviç, arritën me sukses të tërheqin në anën e Serbisë, Ahmet Bej Zogollin, i gjendur į izoluar politikisht në bastionin e tij në Mat. Qeveria e Beogradit į pagoi atij afro 4000 dinarë, një të pestën e shumës së parave të ndare për krerët e fuqishëm të klaneve të Shqipërisë së Veriut. (D. Bataković:

Ahmed Bey Zogou et la Serbie: Une coopération inachevée (1914–1916), p. 174: “… le représentant serbe en Albanie Ljubović et son sous-chef à Ohrid, le préfect Jovan Ćirković, parvinrent à attirer du côté de la Serbie Ahmed Zogou, toujours politiquement isolé, dans son fief à Mati. Le gouvernement de Belgrade lui versa près de 4 000 dinars, soit un cinquième des sommes allouées aux puissants chefs de clans de l’Albanie du Nord.” (sipas: Bogumil B. Hrabak, “Muslimani severne Albanije i Srbija uoči izbijanja rata 1914. Godine”, në përmbledhjen “Les musulmans de l’Albanie du nord et la Serbie à la veille de la guerre de 1914”, Zbornik za istoriju Matice srpske, 22, Novi Sad 1980, p. 64)

Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiq

Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiq (marrëveshje e nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për t’u rikthyer në Shqipëri duke luftuar qeverinë e Fan Nolit).

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish-ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe tranziti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojës dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

(Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924). rtklive.com

Llafet e shumta fukarallëk: Citim nga marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogolli, gusht i vitit 1924. Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924) 10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë”. Rekomandoj te lexoni e botoni artikullin e z. Azis Gjergji: ”AHMET ZOGU DHE SERBËT” me prova tronditëse.