Ahmet Gjanaj, Deputeti i Brukselit me origjine Shqiptare , letër Ministrit të Drejtësisë së Francës, lironi Ramush Haradinajt

496
Sigal

Z. Ahmet Gjanaj, deputeti Shqiptar në Parlamentin e Brukselit (1.200.000 banorë) i ka drejtuar një letër Ministrit francez të Drejtësisë për të kërkuar lirimin sa më të shpejt të Ramush Haradinajt.

Ndër të tjera, Ahmet Gjanaj thotë se arrestimi i z. Ramush Haradinajt me një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia do t’i ngjante situatës ku Gjermania do të kishte lëshuar pas luftës së humbur një urdhër-arresti për të arrestuar të madhin e të respektuarin z. Sharlë de Gol.

Kjo është letra e plotë e dërguar nga Ahmet Gjanaj Ministrit të Dresjtësisë së Francës :

Bruksel, më 6 janar 2017

Zoti Ministër,

Më datën 4 janar 2017, z. Ramush Haradinaj, ish-anëtar i UçK-ës, ushtri e rezistencës gjatë luftës së spastrimit etnik lançuar nga Serbia kundër Shqiptarët e Kosovës më 1998-99, është arrestuar sa kishte arritur në aeroportin e Bäle-Mulhouse, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga gjykatat serbe në 2004.

Por, siç mund ta dini :

1) Serbia është shkaktare për 4 luftëra në Ballkan : kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës dhe Kosovës ;

2) Forcat militare dhe paramilitare serbe, gjatë luftës së spastrimit etnik nga Serbia në Kosovë nga janari 1998 deri më qershor 1999, kanë vrarë në mënyrë krejt arbitrare mbi 10.000 civilë Shqiptarë përfshirë këtu 1.882 persona mbi 65 vjeç, 1.741 gra, 1.400 fëmijë dhe 1.450 persona akoma të pagjetura, trupi i të cilëve gjendët në varret masive të hapura në Serbi nga ushtarët në tërheqje e sipër pas bombardimeve të NATO-së dhe presionit të UçK-ës ; kanë dhunuar mbi 20.000 gra e vajza Shqiptare ; kanë djegur dhe prishur mbi 188.000 banesa ; kanë zhdukur me qindra mijëra bagëtish dhe kanë çuar në zhvendosjën e mbi një miljon civilësh Shqiptarë duke ikur nga lufta e spastrimit etnik, kryesisht në drejtim të vendeve fshinj ;

3) Tmerri i shkaktuar në opinionin publik botëror nga ky genocid i forcave militare e paramilitare serbe ka çuar në bombardimet e NATO-së (bashkë me Francën) përgjatë 78 ditë nga 24 mars deri më 10 qershor 1999 ;

4) Ishte UçK-ja, drejtuar veçanërisht nga z. Ramush Haradinaj, që ka ndihmuar forcat e NATO-së në terren dhe që ka evituar përmasa më të mëdha të genocidit të popullit Shqiptarë të Kosovës ;

5) Kosova ka shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, e njohur të nesërmen nga Franca dhe deri tani nga 118 shtete në botë ;

6) Zoti Ramush Haradinaj është gjykuar, madje 2 herë, dhe është shpallur definitivisht i pafajshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për të njëjtat akuza që përmban urdhër-arresti i lëshuar nga Serbia dhe që ka çuar në arrestimin e tij në Francë më datën 4 janar 2017;

7) Që në mbarim të luftës, z. Haradinaj është angazhuar politikisht duke krijuar një parti politike, sot në opozitë dhe ka qenë kryeministri i Kosovës nga 2004 në 2005 ;

Serbia nuk ka shprehur asnjë pendim apo kërkim falje për genocidin mbi popullatën civile Shqiptare në Kosovë dhe nuk bashkpunon vullnetarisht me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për qindrat madje mijërat kriminelë të luftës që qarkullojnë lirisht akoma sot në Serbi ;

9) Serbia, pavarësisht marrëveshjeve Kosovë-Serbi në Bruksel, vazhdon të shtrijë ndikimin e saj negativ mbi serbët e Kosovës duke u kërkuar atyre që të mos marrin pjesë në jetën politike në Kosovë dhe duke financuar strukturat paralele dhe sfiduar strukturat zyrtare të Kosovës ndonëse të sponsorizuara nga Bashkimi evropian ku është tanimë dhe Serbia kandidate për anëtarësim ;

10) Serbia nuk tregon asnjë vullnet për t’ua dorëzuar familjeve të tyre të gjora, trupat e 1.450 të zhdukurit civilë Shqiptarë që qëndrojnë akoma në varret masive brenda territorit të Serbisë të varrosur nga ushtria serbe në tërheqje e sipër pas bombardimeve të NATO-së dhe presionit të UçK-së ;

11) Serbia luan një rol shumë negativ në Rajon dhe forcat ultranacionaliste janë ende shumë aktive. Sa për të ilustruar se Serbia akoma nuk është çliruar nga ndjenjet raciste ndaj Shqiptarët, veçanërisht nga ata të Kosovës, është domethënës shembulli i mijërave anëtarëve të diasporës Shqiptare të Kosovës që udhëtojnë përmes Serbisë çdo fundviti për të kaluar festat me të afërmit e tyre në Kosovë dhe që bllokohën pa arsye për më shumë se 72 orë në kufirin e Serbisë në kushte çnjerzore veçanërisht për pleqtë, fëmijtë dhe të sëmurit, të gjithë këto sfilitje përpara që të kontrollohën në mënyrë të pandershme nga rojet kufitare serbe. Shpesh ndodh që persona vdesin nga trajtimet çnjerzore që pësojnë gjatë këtyre ditëve. Shembuj të tillë ka dhe plotë dhe tregojnë mendësinë e shumicës në Serbi kundër frymës përparimtare të promovuar nga Evropa dhe të Francës në veçanti, vend-burimi i vlerave universale të përendimit.

Për të gjithë këto arsye dhe në emër të miqësisë së gjatë e të vjetër që lidhë popujt tanë, neve, mbi 2 miljonë Shqiptarë që jetojmë në vendet e ndryshme të Evropës dhe të Amerikës (përfshirë këtu 75.000 Shqiptarët e Francës) dhe mbi 7 miljonë Shqiptarë që jetojmë në trevat tona në Ballkan (në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Greqi, Serbi e Maqedoni), ju kërkojmë që ta rishqyrtoni çështjen e mbajtjës nën arrest të z. Haradinajt dhe ta lironi atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në përmasa më të vogla në raport me popullin e madh Francez dhe viktimat e shumta Franceze gjatë luftës së dytë botërore, për Shqiptarët, arrestimi i z. Ramush Haradinajt me një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia do t’i ngjante situatës ku Gjermania do të kishte lëshuar pas luftës së humbur një urdhër-arresti për të arrestuar të madhin e të respektuarin z. Sharlë de Gol.

Vazhdimi i ekzistencës së urdhër-arrestit të Serbisë për z. Haradinajt pas luftës dhe pavarësisht vendimin e lirimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, dëshmon, nëse është nevoja, në njërën anë, se Serbia nuk e ka akoma ndërmend të pendohët për genocidin mbi Shqiptarët e Kosovës dhe në anën tjetër, një mosbesim në raport me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të mbështetur nga bota përendimore dhe nga Franca në veçanti, do të thotë një mosbesim ndaj vlerave përendimore.

Në këto kushte, mendimi i jonë, është se nuk do të ishte në përputhshmëri me vlerat e larta të Francës nëse ky urdhër-arresti do të çonte në ekstradimin e z. Haradinajt në Serbi. Për më tepër, ky veprim absurd nëse ndodh, do të çonte në asgjësimin e përpjekjeve të botës përendimore dhe të investimeve të mëdha të saj shumëmiljonëshe për të ndërtuar një Ballkan konform vlerave paqësore dhe evropiane.

Mbetëm në dispozicionin tuaj për çdo informacion shtesë dhe duke shpresuar në mbështetjen tuaj për lirimin sa më të shpejt të z. Ramush Haradinajt, lutëmi të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.