Agron Dalipaj/ Kontekstualizmi konceptologjik në gjuhë – shprehje e estetikës filozofike të mendimit njerëzor

    883
    Sigal

    Studimi i mëtejmë i gjuhës shqipe në kontekstualitetin e saj do të çojë patjetër në arritje tejet shkencore jo vetëm për shqipen, por për të gjitha gjuhët indoeuropiane, duke qenë se shqipja është një gjuhë gjithëpërfshirëse dhe që ka shërbyer edhe për modelimin e të tjerave gjuhë.

    Dihet, si dhe mund të mendohet, se arti i vërtetë mund të realizohet kur njeriu ka arritur një stad të caktuar zhvillimi në një jetë shoqërore të organizuar. Në fillesat e artit, veprat artistike nuk janë krijuar që njeriu prej tyre të sigurojë të mira materiale, por për të përcjellë një mesazh diku dhe dikur në një masë njerëzish që tregojnë interes për vetë veprën artistike të krijuar. Duke qenë se simbolet gjuhësore kanë një spektër semantik më të gjerë sesa konceptet, sepse këto të fundit synojnë drejt minimizimit të spektrit semantik dhe determinizmit të asaj çka kërkojnë të përcjellin me mesazhin që artikulojnë për të emetuar, logjikisht, për të qenë më të kuptueshëm në komunikimin ndërnjerëzor, në kohën që zhvillimi shoqëror solli dhe shtimin e objekteve dhe mjeteve me të cilat merreshin dhe këmbenin njerëzit ndër veti, lindi nevoja e krijimit dhe e komunikimit dhe nëpërmjet koncepteve, si mjete shtesë për të përballuar një leksik apo nevojë në rritje të volumit të asaj çka kish nevojë komunikimi.

    Maksimalisht simbolet e çdo gjuhe, sado e vjetër apo e re qoftë, s’munden kurrsesi të kalojnë një shifër rreth 400 syresh. Kjo sasi përcaktohet nga numri i fonemave që ka në përdorim çdo gjuhë, si dhe nga fakti nëse ajo është një gjuhë natyrale apo një stilemë gjuhësore konceptuale që i mungojnë në këtë rast morfemat embrionale dhe që në krye të herës është krijuar në bazë të një modeli gjuhësor tjetër, duke marrë koncepte të gatshme nga ky i fundit. Nëse vërejmë me pak kujdes leksikun e çfarëdo gjuhe, mund të shohim se fjalët e tyre (shumica e tyre) kanë një madhësi pothuaj standarde (5-8 fonema) dhe konsonantet janë të alternuara me sonantet për të dhënë një artikulim më të qartë. Pra, shihet se ekziston një rregull i përgjithshëm për të tëra gjuhët, nga e cili vërejmë se fjalët kanë një vlerë estetike të dallueshme e kësisoj, çdo gjuhë apo koncept përbën një vepër arti, e cila krijohet kur e do momenti. Askush, psh., nga gjithë moria e shkrimtarëve që janë në jetë e shkruajnë, s’mund të mburret se ka krijuar një fjalë të re dhe e cila të ketë patur fatin të futet në fondin aktiv të një gjuhe (përjashtojmë këtu kalket).

    Pra, mund të themi se fjalët i krijon vetë gjuha dhe se ajo duke qenë krijuesja e vetme është dhe një artiste e madhe. Kjo artiste e madhe ka edhe ajo mjetet e punës me të cilat krijon artin e saj. Kështu për të krijuar një koncept – fjalë, asaj i duhet të ndërthurë morfemat embrionale në një formë të tillë që vepra e saj artistike të mund të ketë ca vlera të domosdoshme estetike, filozofike, përfaqësuese etj, dhe së fundi të ketë një vlerë përdorimi, e cila përcaktohet dhe minimizohet në vlerën semantike progresivisht nga pjesëmarrja në të e një numri në rritje i morfemave embrionale që marrin pjesë në ngjizjen konceptuale.

    Por, le të sjellim ndonjë shembull përfaqësues e këtu le t’i referohemi Frojdit, i cili në veprën e tij “Mbi letërsinë dhe artet”, duke bërë një analizë të veprave dhe shkrimeve të Leonardo Da Vinçit, ka arritur të krijojë një psiko-analizë të këtij të fundit, e cila përbën një vepër arti të mirëfilltë më vete. Frojdi, duke analizuar kujtimin e fëmijërisë së Da Vinçit, i cili shkruan se një gjeraqinë i kish qëndruar tek djepi dhe e kish përkëdhelur me bisht te goja, arrin të bëjë konkluzionin për homoseksualtitetin e Leonardos. Gjithashtu, duke folur për gjeraqinat ai thotë se ato që në antikitet vlerësoheshin si shpendë që s’kishin meshkuj dhe se mbarseshin me anë të erës në një ditë të caktuar të vitit, duke kthyer vaginën e tyre të hapur andej nga vinte era.

    Këtë rit të gjeraqinave, – thotë Frojdi, – e shfrytëzoi kisha, duke e përhapur dhe reklamuar me qëllim për të bërë më të besueshme analogjinë e ngeljes shtatzënë të Virgjëreshës Mari. Dhe këtë na e jep qartë Frojdi kur thotë se:

    [“Botuesi i ditur dhe komentatori Harapollo vë re tashmë në tekstin e cituar (Leman, 1835) fq. 172, “Megjithatë kjo fabul mbi gjeraqinën u përvetësua nga etërit e kishës me zjarr dhe me qëllim që nëpërmjet mënyrës së dëshmisë dhe provës nga studimi i natyrës t’u kundërvihen atyre që mohonin lindjen e virgjëreshës.”].

    Fakti që mbrojmë idenë, se fjala koncept ka vlerë estetike dhe përbën në vetvete një vepër arti, e cila e ndërthurur në një ligjëratë apo tekst dhe me të tjera fjalë apo koncepte, bën që gjuha të jetë përveçse art edhe filozofi. Për këtë na duhet të motivojmë se konceptet gjuhësore përçojnë ide, domethënie, histori apo edhe kontekste historiko-filozofike fetare, shkencore etj. Jo më kot iu referuam Frojdit dhe i mëshuam rastit të gjeraqinës që ka zgjedhur ai si shembull në analizën e vet. Pikërisht ky shembull (koncepti: gjeraqinë) do të trajtohet prej meje nga ana kontekstuale. Por, nëse zbulojmë se koncepti “gjeraqinë” ka një semantikë kontekstuale do të binim pashmangshmërisht në kontradiktë të plotë me teorinë e F. Sosyrit, se emrat e sendeve dhe fenomeneve janë thjesht etiketa që u vendosen atyre dhe s’kanë të bëjnë me vetë përmbajtjen e tyre dhe gjithashtu edhe me tërë gjuhësinë e deri sotme, që mbështetet pikërisht për këtë temë gjuhësore në përfundimet e Sosyrit.

    Por, le të guxojmë të bëjmë një motivim të konceptit gjeraqinë. Sipas shpjegimit që bën Harapollo dhe që na e risjell Frojdi për gjeraqinat: “Në një kohë të caktuar viti, ato ndaleshin në fluturim, hapnin vaginën e tyre dhe mbarseshin nëpërmjet erës” (Z. Frojd: Mbi letërsisë dhe artet, bot. shqip) mund të ndajmë në morfema vetë fjalën gjeraqinë. Në këtë ndarje shohim se koncepti gjeraqinë ka tre morfema: 1. gjë – emër i pacaktuar si në shprehjet: Doni gjë? Sollët gjë? Ka gjë nusja? Ndjej një gjë. Vrave gjë? (shpend). Shohim se morfema gjë ka një spektër të gjerë semantik të pacaktuar dhe se në pyetjet që i drejtohet një gjahtari si: Vrave gjë? – Po. Vrava dy thëllëza. Pra, thëllëza është një shpend që ne e lidhim me emrin e pacaktuar gjë. 2. era – është era si dukuri natyrore. (Fryn era e jugut). 3. qi – qin është akti seksual i mbarsjes tek kafshët, shpendët dhe njerëzit.

    Pra, duke bërë një përmbledhje marrim se gjeraqinë i përgjigjet kontekstualisht historisë së lashtë që tregohet për këtë shpend, i cili mbarset nga era. Rrjedhimisht gjeraqinë = gjë era qin. Siç shihet kemi tre morfema që krijojnë një koncept, që përligjet kontekstualisht nga motivimi etimologjik.

    Por, nëse dikush do të thoshte se kjo është një rastësi apo kapriço gjuhësore mund t’i përgjigjeshim se edhe në greqisht ky shpend quhet Γepaki, ku k + i = qi, pra geraqi (geraqi), ku g:gj = gjeraqi. Pra, njësoj si në shqip, vetëm se greqishtja si gjuhë e modeluar prej shqipes e ka të pamundur të motivojë pa morfemat e shqipes. Për shkak se në greqisht fonema Γ (gama), kur shoqërohet nga një zanore e (ε), Γ (gama)  shqiptohet si j dhe geraqi artikulohet si jeraqi (në shqip).

    Mos vallë shembulli i gjeraqinës është një rast i rrallë ku përkon tërësisht forma e fjalës me përmbajtjen e saj dhe ku emri s’është etiketë, por përfaqëson tërësisht brendinë e objektit të emërtuar? Njëkohësisht te fjala greke geraqi (jeraqi) a thua të jetë rastësi po e njëjta gjë?

    Le të mundohemi dhe të bëjmë ca përqasje të tjera të kontekstualizimit konceptologjik nëpërmjet gjuhës shqipe dhe këtë duke u mbështetur në librin e shenjtë “Dhiata e Vjetër” e njëherazi të marrim në konsideratë për këtë emrat më të përhapur të kristianizmit si Adam, Eva, Avraam etj.

    Në referim të Dhiatës së Vjetër Zoti krijoi Adamin dhe e solli në tokë duke e vendosur atë në kopshtin e Edenit dhe në kohën kur ky ishte duke fjetur, Ai (Zoti) i hoqi një brinjë dhe me të krijoi Evën. Nga studimi i gjuhës greke, kam vërejtur se greqishtja ka ruajtur dhe ka në përdorim shumë fjalë apo koncepte arkaike të shqipes, ndërkohë që në shqip ato shfaqen të latinizuara, ndërsa studimi morfologjik i fjalës korresponduese në greqisht mund dhe vetëm mund të bëhet nëpërmjet morfemave embrionale të shqipes. Kështu emri Adam në greqisht shqiptohet Adham dhe mund të motivohet prej shqipes nëpërmjet dy morfemave:

    A (asht)

    Dham (dha)

    Pra, Adham motivohet i A (asht) i dham prej Zotit. Njëherazi duke përligjur rotacizmin v:b si tek fjalët varka : barka, vithe : bithë (bythë) etj., mundemi te fjala Eva të përdorim po të njëjtin rotacizëm v:b dhe kemi Eva = Eba = e + ba = e bame (e bërë) dhe kështu përligjim kontekstin konceptologjik të të dyja fjalëve ku Adham (Adam) është i dham (i dhënë), A (asht) dham dhe Eva e ba (e bame, e bërë).

    Po kështu  në Dhiatën e Vjetër flitet se Abrahami vendosi të bënte kurban birin e vet Isakun për të treguar besimin ndaj Zotit, por ky i fundit në momentin fatal arriti ta ndalte dhe t’ia heqë këtë detyrim, duke e shpëtuar nga ajo gjëmë. E këtu në analizën tonë sërisht na vjen në ndihmë greqishtja, ku emri i Abrahamit shqiptohet Avraam, po njësoj si dhe në emrat ortodoksë shqiptarë (Avram).

    Interesant është fakti se sërish greqishtja ka konservuar një formë të vjetër të shqipes siç është folja vras, me vra, e cila përsëri në rotacizmin b:v na jep një semantikë më të dukshme dhe kemi çiftin Abraam: Avraam të njëjtën ngjashmëri si tek fjalët mbramje: mvramje, ku mbramje (mbrëmje) tregon kohën kur fillon të ngryset mbramje = më + bë + ra – më = mbë ramje (mbë rënie të ditës). Por, në shqip ra = vra si: ra dëshmor, e pra me ba ra (ramje) = me u vra (mevra – mvra – mvramje = mramje = mbramje) = çifti br=vr e për rrjedhojë edhe fjala vradi (vradhi – mbrëmje) e greqishtes tregon vrasjen e ditës, vra dit = vradi. Pra, Abraam =Avraam = A vra am = A vram ma (am= ma metatezë si tek morfe : formë ku si në greqisht edhe në latinisht kemi morfi (mrf) : (frm) forma. Tek emri Avram A tregon mohimin e veprimit dhe kjo në greqisht përdoret në të dy format si pohuese edhe mohuese. Në shqip e gjejmë përgjithësisht pohuese në dialektin geg ( si a puna për si asht puna).

    Mendoj se forma mohuese e greqishtes A (aqefalos = pa kokë) është njësh me mohuesen pa të shqipes, por me aferezë të p-së. Duke qenë se shqipja e ka në gjendje të lirë foljen a (ashtë) për të qartësuar semantikën mohuese të a-së i ka shtuar asaj një p, p + a = pa (pa besë – i pabesë), por kjo nuk mund të përligjë faktin se shqipja s’do ta ketë pasur dikur a-në edhe pohuese edhe mohuese. Kësisoj emrin Abraam : Avraam : A vra ma me trajtën mohuese të A jep semantikën Pa vra ma  = jo vra ma.

    Dmth që u nis për të vrarë të birin, por nuk e kryen veprën. Avraam = jo vra ma. Pra, vrasja dhe u krye dhe s’u krye. E kështu, emri Avraam A vra ma mund edhe të reformatohet për një semantikë më preçize si A vra ma = vra ma A = vra ma A (jo) = jo vra ma = jo i arritur veprimi i vrasjes deri në fund (fund = ma). Jo ma = jo më = jepi fund = ndalo, ndal. Rrjedhimisht vra ma a = vra ma jo = vra jo ma e meqë jo ma (jo më) = ndal = vra ma a = vra ma jo = vra ndal. Kjo do të thotë se me fjalë të tjera Avraam kuptohet ndal vra. Pra, Avraam = ai që ndali vrasjen.

    Duke iu referuar librit të Antonio Bellusci: “Richerche e studi tra gli arberori dell’Ellade”, Cosenza 1994, pp 502, përsa i përket shprehjes së arvanitasve, të cilët kur i drejtohen kishës së Shën Marisë, shprehen për kishën e Shën Mbërisë. Nga sa duket, Mbëri bëhet fjalë për Mari. Por siç dimë, Maria është ajo që mbajti në bar dhe në krahë birin e Zotit ose e thënë ndryshe: Të Riun. Pra shohim se gjuha shqipe ka emërtuar atë që mbajti birin e Zotit me emrin Mbëri, që do të thotë Mba-ri (mban të riun). Gjithashtu , dimë se në gegërisht në vend të foljes mba, përdoret vetëm ma, si ma ment për mba ment dhe gjithashtu kemi aferezë të b-së tek fjala mirëmbrëma: mirmrëma, e kësisoj Mari do të thotë Mba-ri ,e me fjalë të tjera mban të riun e Zotit. Pra shqipja, me të dy format e saj, vërteton emrin historik të Shën Mërisë.

    Nga sa pamë më sipër, arrijmë në përfundimin se konceptet (fjalët) kanë një natyrë kontekstuale që sipas rastit është historike, natyrale, fetare, shoqërore etj, si dhe të kombinuara midis tyre, që të vështruara nga aspekti irracionalist etiketojnë thjesht një objekt, send a fenomen, por të kundruara në aspektin tjetër, atë kontekstual, ato shprehin një përputhje midis përmbajtjes dhe formës, duke hapur rrugën e re për Gjuhësinë e Re.

    Jo rastësisht Frojdi studioi veprat e Leonardo Da Vinçit dhe na ka dhënë një vepër arti të përkryer siç është psikoanaliza e tij. Vetë Frojdi është një Da Vinç i epokës së tij dhe mund të themi se njësoj si Leonardo ai bëri epokë. E përbashkëta e tyre ishte se ata njësoj si autorët e lashtë grekë dyshuan në autorët paraardhës dhe ishin kërkues e hulumtues të mëdhenj e zhbirues të çdo hollësie. Frojdi thotë për Da Vinçin se ai pati guximin të shfaqte tezën e guximshme, që e mbron çdo kërkim i lirë: “Ai që në luftën e mendimeve mbështetet te ndonjë autoritet, punon me kujtesën e vet në vend që të punojë me mendjen e vet.” Kështu ai u bë i pari nga studiuesit e rinj të natyrës, i pari që nga koha e grekërve ai filloi të trajtojë të fshehtat e natyrës, duke u mbështetur vetëm në vrojtimin dhe në përvojnë e vet dhe shumë dituri dhe parashikime kanë qenë shpërblim për burrërinë e tij.

    Studimi i mëtejmë i gjuhës shqipe në kontekstualitetin e saj do të çojë patjetër në arritje tejet shkencore jo vetëm për shqipen, por për të gjitha gjuhët indoeuropiane, duke qenë se shqipja është një gjuhë gjithëpërfshirëse dhe që ka shërbyer edhe për modelimin e të tjerave gjuhë. Pra, qëndrimi ndaj shqipes është qëndrim ndaj shkencës së gjuhësisë.

    Frojdi dhe koncepti “gjeraqinë”

    Por, le të guxojmë të bëjmë një motivim të konceptit gjeraqinë. Sipas shpjegimit që bën Harapollo dhe që na e risjell Frojdi për gjeraqinat: “Në një kohë të caktuar viti, ato ndaleshin në fluturim, hapnin vaginën e tyre dhe mbarseshin nëpërmjet erës” (Z. Frojd: Mbi letërsisë dhe artet, bot. shqip) mund të ndajmë në morfema vetë fjalën gjeraqinë. Në këtë ndarje shohim se koncepti gjeraqinë ka tre morfema: 1. gjë – emër i pacaktuar si në shprehjet: Doni gjë? Sollët gjë? Ka gjë nusja? Ndjej një gjë. Vrave gjë? (shpend). Shohim se morfema gjë ka një spektër të gjerë semantik të pacaktuar dhe se në pyetjet që i drejtohet një gjahtari si: Vrave gjë? – Po. Vrava dy thëllëza. Pra, thëllëza është një shpend që ne e lidhim me emrin e pacaktuar gjë. 2. era – është era si dukuri natyrore. (Fryn era e jugut). 3. qi – qin është akti seksual i mbarsjes tek kafshët, shpendët dhe njerëzit.

    Pra, duke bërë një përmbledhje marrim se gjeraqinë i përgjigjet kontekstualisht historisë së lashtë që tregohet për këtë shpend, i cili mbarset nga era. Rrjedhimisht gjeraqinë = gjë era qin. Siç shihet kemi tre morfema që krijojnë një koncept, që përligjet kontekstualisht nga motivimi etimologjik.