Agimi i Artë: Ndiqni emigrantët shqiptarë, minoni kufirin me Shqipërinë!

    436
    Sigal

     Sulm i hapur kundër emigrantëve shqiptarë, shkas incidenti me 3 të burgosurit e Korçës

    Sulm i hapur kundër emigrantëve shqiptarë nga “Agimi i Artë”. Kanë marrë shkas nga incidenti me 3 të burgosurit e Korçës për të shpre­hur edhe njëherë hapur pozicionin e njohur tashmë, kundër të huajve, në këtë rast emigrantët shqiptarë në Greqi. “Për herë të 100-të jemi dësh­mitarë të situatës së padurueshme në kufi me Shqipërinë, në prefekturën e Kosturit. Kushdo hyn dhedelnë kufi pa inspektim, pa asnjë vështirësi. Trafi­kantët shqiptarë në drogës, armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mafiozët që vjedhin shtëpitë dhe vra­sin qytetarë të pambrojtur, bandat e organizuara të prerjes ilegale të pyjeve, kriminelë të rrezikshëm shqiptarë të ikur nga burgu; të gjithë këta kalojnë kufirin pa asnjë problem, sepse nuk ka prani të Ushtrisë Greke dhe sepse Poli­cia në Kostur dhe Follorinë ka mjete të kufizuara në dispozicion të saj për rua­jtjen e kufirit”, thuhet në një deklaratë të Agimit të Artë. “Ne pyesim veten, se çfarë do të ndodhë kur Anglia të deportojë në Shqipëri rreth 200 shq­iptarë të burgosur në burgjet britanike, shumica e të cilëve janë vrasës, përd­hunues, mafiozë, kriminelë të rrezik­shëm. Shqetësimi është legjitim sepse shumica e tyre do të vijnë në Greqi dhe me siguri mund të marrin kontakt me mafian shqiptare që lulëzon në vendin tonë”, thuhet në deklaratën që ka bërë bujë në median greke.

    Në vijim të deklaratës, “Agimi i Artë” rendit dhe masat që kërkon të marrë urgjentisht policia e vendit:

    -Forcimin e pranisë së ushtrisë në Maqedoninë Perëndimore me ush­tarakë dhe njësi luftarake.

    – Brigada e 15 e mbetur në Kostur të bëhet divizion siç ishte muaj më parë.

    – Staf i plotë në të gjitha postat ushtar­ake në Kostur dhe Follorinë përgjatë kufirit me Shqipërinë

    -Shpërndarje të minave në kufi me Shqipërinë.

    -Të gjitha njësitë e ushtrisë dhe policisë të jenë të pajisura me makina të blin­duara, xhaketa anti-plumb. Policia të vendosë transmetues përgjatë kufirit nga Kosturi në Follorinë, që ta bëjë të mundurën ndalimin e bandave shq­iptare dhe grabitësve, të cilët janë të armatosur rëndë dhe të trajnuar sipas taktikave guerile të UÇK-së.

    -Dëbimin e menjëhershëm të emi­grantëve shqiptarë dhe ndalimin e pu­nësimit sezonal të shqiptarëve.

    -Dënimin maksimal për çdo krim të kryer nga emigrantët e paligjshëm..  G.A

     Asistenca/ Gjithçka rreth procedurës dhe përfituesve me asistencën

    Çfarë përfitojnë emigrantët në Greqi  me ligjin e ri

     Asistenca Familjare, siç është bërë e ditur, rezulton nga të ardhurat vjetore dhe një sërë kushtesh të tjera. Meqenëse një nga pyetjet më të shpeshta është nëse shqiptarët e përfitojnë apo jo, përgjigja është që shqiptarët padyshim që janë ndër përfituesit, kjo nuk për­caktohet nga shtetësia apo pasaporta, por nga kriteret që duhen plotësuar. E konkretisht, në shqip këtë radhë, po pasqyrojmë të plotë vendi­min dhe detajet e përfitimit të Asistencës Famil­jare 2013 nëpërmjet plotësimit të formularit A21.

    Shpjegime

    Kushtet bazë për përfitimin e asistencave, në përgjithësi në Greqi janë:

    -Përfituesi të jetë banor i përhershëm 10 vitet e fundit në Greqi, si dhe fëmijët e tij të kenë banuar në Greqi këtë periudhë, ose sipas moshës.

    -Nuk kufizohen nga shtetësia përfituesit, por nëse plotësojnë kriteret.

    -Shlyerjet e para sapo kanë filluar. Megjithatë, të paktën në Gazetë askush nuk ka asnjë të njohur grek, shqiptar apo shtetas të BE në Greqi që të ketë marrë asistencën. Ndërkohë që në të njëjtin pozicion me shumicën e lexuesve të gazetës janë edhe mijëra të tjerë, kryesisht vendas, që përpiqen të deshifrojnë vendimin, kushtet, procedurën e pagesës, çfarë duhet të bëjnë dhe kur do paguhet kjo asistencë e famshme???

    -Dhe kjo ndodh sepse me të vërtet qarkorja për­katëse, në shumicën e pikave, është e paqartë. Le t’i marrim me radhë këto paqartësi, në një përpjekje për të kuptuar më në fund se çfarë do bëhet?

    ITALI/ Punonjësit sezonalë, gati dekreti i flukseve 2014

    10 mijë shqiptarë për të punuar në Itali

    Do të jenë një e treta e të autorizuarve vitin e shkuar. Ministria e Punës: “Kërkesat kanë rënë e këtu ka shumë të papunë”. Coldiretti: “Do të jetë vetëm pjesa e parë” Do të jenë shumë më të paktë në numër se vitet e shkuara, të paktën si fillim, punonjësit sezonalë që mund të vijnë të punojnë në Itali gjatë vitit 2014. Një zgjedhje kjo e detyrueshme, po të konsiderohet rënia e kërkesave, por edhe me shpresën se një pjesë e mirë e të papunëve, italianë e të huaj, mund të gjejnë për ca muaj një vend pune në bujqësi, hotele e restorante.

    Dekreti i ri i flukseve për punonjës stinorë për bujqësinë dhe turizmin është tashmë në tryezën e qeverisë. Objektivi (po ta arrinin do të ishte rekord!) është që të shpallet brenda dhjetorit. Teksti do të autorizojë 10 mijë hyrje të reja për vitin e ardhshëm, tre herë më pak se këtë vit, dhe kërkesat e punësimit do të paraqiten si zakonisht në internet. Reduktimi i ndjeshëm i kuotave është pasojë e një analize të bërë nga Ministria e Punës mbi punësimet e sezonalëve të ardhur nga jashtë Italisë vitin e fundit. Për 30 mijë kuotat e dekretit 2013 – del nga analiza e ministrisë, – janë paraqitur 37 mijë kërkesa, por as 9 mijë kanë marrë nulla-osta dhe më pas, rreth 5 mijë janë transformuar në një leje qëndrimi. Natyrisht ka akoma praktika të pambyllura, e ka pasur edhe ndonjë dorëheqje nga ana e punëdhënësve apo punonjësve. Drejtoria e Përgjithshme e Imigracionit e ministrisë së Punës sinjalizon “duket qartë që një pjesë e mirë e kërkesave të flukseve bëhen për qëllime të tjera e jo për të përmbushur nevoja të mirëfillta pune”.  Edhe dekreti i punonjësve sezonalë, me pak fjalë, është shfrytëzuar si mundësi  legalizimi, me të gjitha abuzimet dhe mashtrimet që kjo sjell. Kushedi sa vetë kanë paguar mijëra euro për një kontratë pune që nuk është lidhur duke humbur shpresën e lejes së qëndrimit e një tufë para. Një tjetër aspekt që duhet mbajtur në konsideratë: kërkesat e rreme kanë bllokuar zyrat që duhet t’i shqyrtonin, në dëm të punëdhënësve të ndershëm. “Nevoja reale e hyrjeve të reja – përfundon ministria e Punës – bie në mënyrë domethënëse, duke konfirmuar një prirje aktuale të krizës ekonomike dhe të punësimit që redukton kërkesën e punës dhe në të njëjtën kohë thekson ofertën e krahut të punës në dispozicion të qytetarëve italianë, të komunitarëve të rinj dhe të jokomunitarëve të pranishëm në Itali. Është mëse e mundur që kjo tendencë të vazhdojë edhe në vitin 2014”.Në këtë situatë lind dekreti me 10 mijë hyrje, numër kuotash për të cilën është rënë dakord edhe me shoqatat e kategorisë. Por me një kusht: “Ne e konsiderojmë këtë shifër vetëm një pjesë të parë, për të përmbushur kërkesat e tanishme të bujqësisë.Po të ketë akoma nevojë për krah pune, duhet që qeveria të japë kuota të reja” shpjegon Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës në Coldiretti. Së fundi, teksti që po shqyrton qeveria përmban edhe 4 mijë kuota për konvertime lejesh sezonale në leje qëndrimi për punë të varur. Bazuar në atë çka ndodhi këtë vit, Coldiretti ka kërkuar t’u jepet përparësi në shqyrtim kërkesave të paraqitura nga ndërmarrje që historikisht përdorin krah pune me karakter sezonal. Shoqata shpreson në një rimëkëmbje ekonomike e për rrjedhojë mendon se kërkesa e vitit 2014 do të jetë më e lartë se ajo e këtij viti, por shikon me mëdyshje mundësinë e gjetjes në Itali të të papunëve që pranojnë të punojnë në ara: “Sa prej tyre – pyet Magrini – kanë punuar ndonjëherë në bujqësi?”. Elvio Pasca

    Greqi/ Regjistrohet numri i përgjithshëm i emigrantëve shqiptarë

     Në bazë të statistikave në Greqi ka 409.125 qytetarësh shqiptarë

     Vetëm pak kohë më parë u bënë të ditura për publikun të dhënat e numrit të saktë të emigrantëve shq­iptarë në Greqi. Sipas statistikave tashmë të njohura, në Greqi jeton një popullsi prej 409.125 qytetarësh shqiptarë. Një numër relativisht i lartë, edhe pse në këto shifra përllogariten vetëm emigrantët që janë mbajtës të një leje të caktuar qendrimi, ose të vërtetimit blu. Ndërkohë numri mund të jetë edhe më i lartë po të shtojë dikush edhe numrin e gjithë atyre emi­grantëve shqiptarë që jetojnë në paligjsh­mëri ose që kanë qenë të ligjshëm dikur edhe sot po orvaten për të rifituar statusin e legalitetit nëpërmjet proceseve gjyqë­sore. Edhe pse ministria e brendshme greke nuk ka bërë as edhe një përcaktim të saktë, sipas gjasave brenda këtij numri nuk përfshihen edhe mbajtësit e Letërnjoftim­it të veçantë të bashkëkombasit helen, pra qytetarët shqiptarë me prejardhje greke. Statistikat edhe këtu janë të rrjedhshme edhe të lëvizshme pasi në radhë të parë, asnjëherë ministria e rendit nuk ka dhënë shifra të përpikta për numrin e E.D.T.O të lëshuara.

    ***