Agim Sopoti/ Bustet e heronjve zëvendësohen nga kioskat pa leje

    422
    (Vijon nga numri i kaluar)
    A ka bërë dhe po bën Veliaj vendosje bustesh vend e pavend apo riparim të ashtuquajturave monumente kulture, pa konkurs dhe pa tender, para festash për të përlarë dhe ndarë paratë sa më shpejt në mënyrë amatoreske dhe skandaloze? Ashtu sic bëri Luli dhe qeveria e PD me monumentin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe monumente të tjera të figurave të pavarësisë bëri edhe Veliaj me shtatoren e Ded Gjo Lulit. Qytetarët e Tiranës e dinë fare mirë se aty ka qenë një bordurë, mur i shkallëzuar dhe i lakuar i lulishtes së Muzeut Kombëtar me lartësi 20-30 cm i lartë i hartur dhe zbatuar si pjesë e projektit të Muzeut Kombëtar dhe në funksion të tij. Sikurse shikohet Veliaj hap gropë në mes të pjesës së lartë të lulishtes, betonon dhe vendos një piedestal shtatoreje dhe më pas shtatoren në mënyrë shumë të shëmtuar dhe të papërshtatshme, pa asnjë studim dhe asnjë projekt dhe sajon dy rrugë me pllaka asfalto bitumi drejtkëndore duke sajuar edhe një shesh para shtatores. Iu desh të priste edhe degët e shkurreve se ndryshe nuk kishte vend për piedestalin. Dhe kjo shtatore e Ded Gjo Lulit duket se është e paarrirë qoftë nga ana e përmasave (e vogël), qoftë e punimit, kompozimit, vendosjes me shpinë nga Muzeu sikur i ka kthyer shpinën historisë. Kështu që ka shumë mundësi që është vendosur pa konkurs, pa tender, pa vendim të këshillit bashkiak. Dy kioska e rrethojnë në të dy anët dhe pengojnë pamjen e tij. Kioskat duhet të ishin hequr patjetër dhe nëse do të vendosej busti nuk kishte pse të kishte shkalle të sajuar për tu ngjitur te shtatorja por të vendosej më pranë trotuarit dhe në nivelin e trotuarit. Por me sa duket Veliaj nuk ka dashur ose nuk ka “mundur” t’i heqë dy kioskat. Aty ku eshtë vendosur shtatorja e Dede Gjo Lulit nuk mund të vendosej. Në vend që të vendosej qoftë dhe një pllakë përkujtimore apo edhe shtatore e të parëve të familjes 300-vjecare tiranase që ka dhënë kontribut për pavarësinë, gjuhën shqipe, clirimin e atdheut nga fashistët, për demokracinë. Më parë kioskat apo ndërtimet pa leje në Tiranë i ngjiteshin dhe i suleshin, iu afroheshin, i mbytnin monumentet e kulturës, lapidarët, simbolet e Tiranës, ndërsa tani shtatoret e heronjve ndërtohen dhe vendosen si ndërtime pa leje pranë dhe pas kioskave pa leje. Nuk duhet harruar dashuria e Veliajt me kioskat dhe tymin e qofteve që kanë filluar të mbushin edhe sheshin “Skënderbej”, para Pallatit të Kulturës dhe bllokut të ministrive në raste festash dhe ditësh pa makina. Skandaloze ishte një kioskë e shëmtuara si nga brenda si nga jashtë dhe e madhe e një banke private që zuri trotuarin përballë Pallatit të Kulturës me preteks për rreth dy javë.
    Çezmat gjigande dhe aspak stil shqiptar 
    Çezmat gjigande dhe aspak stil shqiptar apo perendimor Veliaj i ka vendosr kudo pa pyetur fare qytetarët dhe pa infrastrukturën e nevojshme. Edhe nëse janë dhuratë nuk do të thotë se mund të vendosesh çdo gjë që i shkrepet kryebashkiakut. Po kështu me projektin që ka filluar prej disa muajsh në lulishten përballë Pallatit të Kulturës nga Veliaj me fonde të dhuruara. Kush e ka bërë projektin, kush e ka miratuar, cilin studim ka ndryshuar, në cilin studim baozohet dhe si e ku e ka miratuar? A i ka pyetur qytetarët e Tiranës Veliaj a e duan këtë projekt? Po kështu në shembullin e Bashes, Veliaj pa projekt, pa shpronësime, pa parametra sikurse e kërkojnë rregulloret, kushtet teknike bën trotuare rruge 20-30 cm si ai në kryqëzimin e rrugës “H. Tahsin” me rrugicën pranë farmacisë 5 apo edhe një metër të gjerë si ai pranë Gjykatës së Lartë. Kjo është skandaloze. Tirana sa më parë duhet të ketë rrjetin e saj rrugor funksional dhe jo të jetë me rrugë qorre, të ngushta të shtrembera dhe pa trotuare. Ndoshta do të arrijë të thyejë rekordin “Guines” të Lulit për trotuare 20cm në rrugën “Islam Alla” apo edhe rrugë të tjera ku në çdo rast qytetarët nuk mund të kalojnë, mund të shtypen nga makinat apo nuk mund të vendoset infrastrukturë. Dhe në fakt shembullin e infrastrukturës ka filluar ta japë Veliaj duke carë rrugët kudo që do ai për të kaluar tubacionet në vend që t’i vendosë ato në trotuare apo duke hequr korsi emergjence dhe kthyer në kanal tubacionesh dhe rrugë për biçikleta. 
    Ndërtimet pa leje
    Kudo në Tiranë vazhdon të ndërtohet pa leje, qoftë ndërtime të reja apo vazhdim i atyre që patën filluar pa leje si ndërtime private ashtu dhe publike. Dhe policisë së rendit me Sajmirin ia kemi pirë tashmë lëngun për ndërtimet pa leje. Por edhe Kryetari i ri me Policine Bashkiake nuk ndalon ndërtimet pa leje, por i lejon të shtohen përditë. Një arsye mund të jetë se policët bashkiakë janë të zënë me vendosje rrote apo bllokim rrugësh për ditë pa makina sa herë dhe kudo që t’i shkrepet Veliajt pa dashur t’ia dijë për mendimin e qytetarëve, për dëmet që i sjellë biznesve, qarkullimit me makina, interesave të qytetarëve dhe pa bërë një studim më parë për pasojat dhe zgjidhjet. Kështu vazhdon shkatërrimi dhe përçudnimi i monumenteve të kulturës, kategori e dytë në Tiranë, që janë ndërtesa publike dhe askush që e ka për detyrë nuk ndërhyn: as Ministria e Kulturës, as KLSH, as prokuroria, dhe as instituti i monumenteve të kulturës dhe as Bashkija Tiranë që e kanë për detyrë. Në këto objekte më parë nuk kishte asnjë tabelë dhe në disa nuk ka akoma por edhe tabelat që janë vendosur vetëm tregojnë se sa para janë dhënë për këto punime por as kush e ka bërë projektin as kush e mbikqyr. Derisa këto janë monumente kulture të kategorisë së dytë, projekti hartohet vetëm nga Instituti i Monumenteve të Kulturës apo firma të licensuar në fushën e monumenteve të kulturës, miratohet nga instuitit dhe këshilli kombëtar i restaurimeve, kryhen punimet nga instuti i monumenteve apo firma të licensuar për punime në fushën e monumenteve të kulturës dhe mbikqyret zbatimi nga insituti i monumenteve të kulturës. Deri tani shikohet se në këto objekte kryhen punime nga firma që janë marrë me largimin e plehrave apo ndërtime rrugësh por jo me monumentet e kulturës. Shikojmë se c’bëhet (nuk dimë nëse një gjë e tillë ka qenë edhe me pjesa e prapme e Kryeministrise ku janë zhdukur shkallët dhe nuk dihet nëse janë prishur apo është bërë shtesë që ka përfshirë edhe shkallët brenda. Kjo është skandaloze dhe kriminale) me Ministrinë e Arsimit ku kanë filluar punimet që në muajin Gusht dhe nuk dihet se me cfarë projekti, a ka specialistë për monumentet e kulturës dhe kush i mbikqyr punimet. Është bërë catija me tjegulla të huaja, është shembur shtesa një kateshe në oborr dhe është hapur gropë dhe vendosur beton dhe hekura me siguri për ndonjë shtesë disa katëshe. Në anën e rrugës së Durrësit para disa kohësh me siguri nga makineritë e ndërtimit ishte krisur dhe gati për tu rrezuar kolona me tulla shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjecare dhe para disa ditësh janë thyer dhe ngrënë një pjesë e tullave në mënyrë që të futet betoniera apo beton pompa. Monumentet e culturës kanë zonë të mbrojtur me ligj dhe në afërsi të tyre nuk lejohet as të ndërtohet as të gërmohet. Kjo është një kafshëri dhe krim i paparë dhe me siguri nuk ka nevojë as për shtesa të tilla ndërtese por ndryshe nuk mund të justifikohen vjedhjet e mëdha me fondet për këto objekte ndërtesa publike. Po si nuk ngrihet askush në mbrojtje të pasurisë kombëtare, publike që po shkatërrohet nga kafshët dhe amatorët. 
    Shtesat në dy ministri
    E njëjta gjë mund të thuhet për shtesat që po i bëhen Ministrisë së Brendshme mbi taracë, ish-Ministrisë së Mbrojtjes që përveç se nuk ka asnjë tabelë për leje ndërtimi shkel edhe distancat urbanistike dhe me siguri nuk është nevoja as për këtë shtesë. Përsa i përket Ministrisë së Brendshme del se ka një vendim Nr.1, datë 23.03.2015, të KKT për shtesë 1 kat salle konferencash dhe rikonstruksion të godinës së Ministrisë së Brendshme. Kuptohet që ky vendim si edhe vendime të tjera që mund të jenë dhënë për ndërtesa qeveritare monument culture të kategorisë së dytë janë të kundraligjshëm sepse ligji për trashëgiminë kulturore ndalon që të ndryshojë volumi dhe fasada e objekteve monument culture të kategoriresë së dytë dhe është një kafshëri dhe krim i paparë ky shëmtim dhe shkatërrim i këtyre ndërtesave me vlera të arkitektetëve italianë dhe pronë e gjithë popullit shqiptar dhe jo e ministrave apo kryeministrit. Duhet të ndalohet menjëherë ky shkatërrim dhe përcudnim i këtyre ndërtesave dhe aq më tepër nga ca capaculë arkitektë të rinj sikurse thuhet nesë është e vërtetë. Ku është qytetari i parë i Tiranës, administruesi i Tiranës, drejtuesi i Tiranës që nuk e ngre zërin kur Tiranës i shkatërrohen ndërtesat publike, monumetet e kulturës, bukuritë e saj arkitekturire dhe urbanistike? Nëse i kërkon Veliajt të bësh riparime të pjesshme të banesës apo lyerje të fasadës të përgjigjet se duhet të bësh deklarim paraprak të punimeve, të sjellesh project, të marrësh leje ndonëse ligji nuk e parashikon një gjë të tillë, nuk nevojitet anjë lloj leje. Po për këtë katrahurë dhe shkatërrim të Tiranës pa project dhe me shumë mundësi pa leje pse nuk vepron kryetari ynë i nderuar? Cfarë mund të na thote Veliaj për shtesën e Hotel Rogner ku nuk duket asnjë tabelë për leje ndertimi dhe ka filluar prej më shumë se një muaji, a ka ndonjë leje , në cfarë studimi bazohet? Dihet problemi që ka pasur atëhere me pronen dhe që ai hotel i shëmtuar nuk duhet të ishte ndërtuar fare aty ndërsa tani po i bëhet edhe një shtesë anësore. Po katin e katërt që iu shtua tani ndërtesës tre katëshe përballë Hotel Sheraton dhe pas ndrëtesës së Rektoratit Monument culture me zonë të mbrojtur që nuk duhet të ishte dhënë kompensim toke aty, nuk duhet të ishte miratuar leje dhe projekti për ndërtesë tre katëshe nga Rama? Ndërtim me leje apo pa leje dhe a mund të jepet leje për shtesë kati pranë një monumeti culture dhe që tani me dy kate më i lartë i bën karshillëk kryeveprës së arkitektit Italian?? Po shumë ndërtime të tjera pa leje në Tiranë që vazhdojnë apo kanë mbaruar gjatë kohës së Veliajt?
    Shpërfillja e qytetarëve
    Veliaj ka filluar të firmosë dhe vulosë vetë pa pyetur fare për qytetarët e Tiranës, as për ligj dhe as për projekt. Del në televizor dhe thotë se do ta ndryshojmë projektin e bulevardit, por nuk ka me siguri asnjë miratim nga qytetarët, asnjë konkurs apo projekt të miratuar nga këshilli bashkiak (këto projekt më parë janë miratuar me konkurse dhe vendime institucionesh, ndonëse mund të kenë qenë sa për sy e faqe) dhe tabela te stacioni i trenit nuk jep një gjë të tillë. Nuk ka as dëgjesa dhe as takime me publikun, as monitorim të këshillit bashkjak sikurse e kërkon ligji. Nuk mund të gjejmë vendime të këshillit bashkiak të vitit 2015 sepse nuk janë publikuar. Po kështu nuk gjejmë dot vendim të KKT. Ndoshta mund t’i tregojë Veliaj. E njëjta gjë edhe për sheshin Skënderbej kur doli para disa ditësh dhe tha se do të sillte prapë projektin belg me pak ndryshime duke shtuar gjelbërim. Projekti belg i Ramës parashikonte ndërtime skandaloze në shesh si kullën civike përpara hotel 15 katëshit apo ndërtime të tjera në shesh. Zbatimi i atij projekti i largoi qytetarët nga heroi i tyre kombëtar Gjergj Kastrioti duke hequr rrugët dhe sheshin para monumentit të Skënderbeut dhe duke lënë sheshin pa shesh. Kuptohet qëllimi i vetëm është largimi i qytetarëve nga heronjtë e tyre kombëtarë që të shikojnë si heronj Ramën&Co dhe moslejimi i mitingjeve në shesh. Kush është Erjon Veliaj që i bën këtë veprime pa pyetur për qytetarët dhe ligjin. Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipëriëe duhet të ngrihen ta ndalojnë Veliajn që të shkatërrojë, shëmtojë dhe përçudnoje kryeqytetin e Shqipërisë. 

    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 10.12.2015
    Sigal