Agim Shehu/ Verës dhe gruas, koha i rrit vlerën

    347
    Sigal

    (Fjalëurta)

    -Dashuria i ngjan llambës: flaka është pasioni, vajguri është virtyti. Po u mbarua vajguri zhvlerësohet e dalëngadalë shuhet dhe flaka.

    -Vajza është e bukur ngaqë krahasohet me atë që s’është e bukur.

    -Gruaja për burrin i ngjan saksisë: edhe në qoftë burri lule, pa “saksinë” i dalin rrënjët përjashta e thahet.

    -Mosha e re çel lulet, mosha e mesme lidh kokrrat; pleqëria i vjel.

    -Gruaja që në shtrat i kthen vazhdimisht krahët burrit, përpara ka hijen e një tjetri.

    -Sado të lidhur bashkë, shpesh burri bën të kundërtën e asaj që bën gruaja, si dielli që bën rrugën e kundërt me atë që bën toka rreth tij.

    -Fejesës mendjelehtë djathtas i troket gota e likerit, majtas – zilja e gjyqit.

    -Për punët e shtëpisë burri ecën pas gruas si filli pas gjilpërës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf