Agim e Lulëzime Çela, jetimët 54 vjeçarë në mëshirë të fatit

    434
    Sigal

    { Muzeu Kombëtar, është bërë shtëpia e tyre, ku me një copë plastmas kanë ndërtuar “vilën” e dëshiruar }

    N.q.s do të shkoni në pjesën e pasme të Muzeut Historik Kombëtar do të shihni një strehim të improvizuar me plastmas, si në vitet 1900. Tre shkopinj, një dru si tra 6 metër plastmas të bardhë dhe në atë “dhomë” të improvizuar, fle një çift interesant, tashmë mbi 54 vjeç. Ata janë Agim dhe Lulëzime Çela.

    Jeta e tyre

    Agimi dhe Lulëzimja, burrë dhe grua janë rritur në jetimoren e Beratit. Agimi është i ditëlindjes 1959 ndërsa Lulëzimja e vitit 1963. Agimi ka shkuar fare foshnje në Jetimore, ndrysa Lulëzimja është lerë dhe rritur në këtë Jetimore. Sipas tyre, në periudhën e komunizmit, jeta në Jetimore ishte e mirë. Kishte rregull dhe pastërti, kishte disiplinë dhe kërkesë llogarie. Shteti në atë kohë interesohejshumë për jetimët. Nuk mund të themi që ishim në mes të katër rrugëve. Në regjimin komunist u martuam dhe lindëm dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

    Puna

    Agimi vetë në regjimin komunist punonte si bari për 35 vjet me radhë në pyjoren pas stadiumit të Beratit. Ai merrte një rrogë fikse. Bashkëshortja Lulëzimja punonte në grumbullimin e bimëve. Dy rroga të vogla por të mjaftueshme për të mbajtur familjen në këmbë. Me këto rroga u rritën dhe fëmijët, të cilët më vonë u shkëputën prej familjes. Vajza e tyre u martua dhe sot ka familjen e saj. Ndërsa djali jeton më vete në Tiranë.

    Strehimi

    Sipas Agimit në periudhën e komunizmit shteti u kishte dhënë një shtëpi, të mirë, dhomë e kuzhinë. Në atë shtëpi ata ndiheshin rehat dhe ndërtuan familjen e tyre. Jetonin jo keq, por dhe të pasur nuk ishin. Kishin strehëzën e tyre, kishin punën e tyre, fëmijët e tyre. I respektonin të gjithë pasi ata nuk kishin krijuar probleme. Shtëpia që ata kishin ishte e shteti që më vonë e privatizuan. Kështu deri në vitin 2011, kur papritur truallit ku ata kishin shtëpinë, u doli pronari. Kur dihet që të gjitha shtëpitë e privatizuara pas përmbysjes së komunizmit ishin ndërtuar mbi tokat e ish -pronarëve. Ish pronari i bëri presion të largoheshin nga shtëpia pasi ishte pronë e tij. Por bashkëshortët nuk mund ta linin strehëzën e tyre të dashur , ku krijuan familje, ku lindën dhe u rritën dy fëmijë. Por një mbrëmje pronari i nxori ata me forcë.

    Pse?

    Sipas bashkëshortëve Çela, ata i zbuan me forcë, pasi nuk kishin të afërm që t’i mbronte. Pronari erdhi me shumë veta dhe i hodhi plaçkat nga dritarja. I zbuan sikur të ishin lecka dhe jo njerëz. Nuk shkuam askund për t’u ankuar, pasi ankimet e mëparshme tonat askush nuk i kishte marrë parasysh thonë ata. Që atë ditë të vitit 2011, ata ngelën në mëshirë të fatit, jashtë, me rrecka në krahë. Pa bukë, pa punë, pa asnjë përkrahje. Në Berat s’mund të rrinim, pasi aty ka paunësi, ka varfëri dhe menduam të vinim në Tiranë.

    Ardhja

    Menduam se në Tiranë do të ishim më mirë, pasi ka më shumë njerëz, ka më shumë mundësi jetese. Brodhëm gjithandej dhe e pamë të arsyeshme që këtu ku jemi vendosur mund të jetojmë thekson Agimi. Këtu kalojnë shumë njerëz ku shumë prej tyre na japin disa të holla, të tjerë ushqime apo rroba. Tashmë kanë 3 vjet që rezidencën e tyre e kanë pas Muzeut Kombëtar.

    Fotografitë

    Këtu kalojnë shumë njërës midis të cilëve dhe shumë të huaj thotë Agimi. Ata i njohim nga aparatet fotografikë, por dhe nga fytyrat, veshja disi ndryshe. Shumë prej tyre na nxjerrin fotografi dhe na japin ndonjë lëmoshë. Ka disa grupe turistësh që qëndrojnë më gjatë dhe flasin mes tyre duke bërë me dorë nga ne. Por fotografi na kanë bërë dhe shumë shqiptarë, nuk e dimë pse kanë kureshtje. Ne rrimë në hallin tonë, në plagën tonë, pasi s’kemi ku të përplasim kokën. Na mban gjallë dashuria që kemi për njëri- tjetrin

    Historia

    Agim Çela është lindur e rritur në Jetimoren e Beratit i datëlindjes 1959. Ka punuar çoban 35 vjet në Pyjoren pas Stadiumit, të Beratit. Bashkëshortja , Lulëzime Çela, edhe ajo lerë e rritur në Jetimoren e Beratit. Ka punuar në grumbullimin e bimëve medicinave. Kanë dy fëmijë të rritur, një djalë e një vajzë. Vajza është e martuar, kurse djali jo, është beqar. Kanë banuar në një banesë shtetërore, të blerë pas rënies së komunizmit me Kadastër që gjendet në Berat. Në Tiranë, kanë ardhur në vitin 2011 pasi i kanë nxjerrë jashtë me forcë nga shtëpia në Berat, që sipas tyre, u ka dalë pronari i tokave.