Agim Çiraku: Ta bëjmë notin sportin më të dashur të shqiptarëve

    466
    Zoti Çiraku, si e vlerësoni këtë event që nis në fillim të gushtit?
    Është një veprimtari mjaft mbresëlënëse që organizohet nga Federata Aeronautike e Shqipërisë, Federata Shqiptare e Notit dhe Federata Shqiptare e Atletikës. Kjo veprimtari që kryhet në formë stafete sa i shërben ekipeve pjesëmarrëse në të, aq edhe bëhet nxitëse për të rinjtë shqiptarë që t’i dashurojnë më shumë këto sporte.
    Ju sapo mbyllët garat për Kupën e Republikës; çmund të thoni për këtë veprimtari?
    Kupa e Republikës ishte një ngjarje më vete që u zhvillua për dy ditë rresht në Akuadromin e Tiranës. Ajo u kurorëzua me mjaft rekorde Për femra, fituese e Kupës së Shqipërisë doli skuadra e Stelës, që mori 210 pikë, ndërsa për meshkuj fitues i Kupës në not u shpall Teuta që grumbulloi 270 pikë. Sportistët më të mirë të turneut dolën Nikol Merizaj për vajza dhe Klavio Meça për djem. Kjo veprimtari shërbeu edhe si një test për notarët shqiptarë që do të marrin pjesë në Botëror.
    Sigal