Agim Bajrami/ Një poezi e ndjerë e një gruaje

    364
    Sigal

    Ekziston një sentencë e njohur në botën e prodhuesve të verërave që thotë se sa më e vjetër të jetë vera, aq më e shijshme dhe cilësore është. Ndoshta kjo nuk mund të ketë vlerë në fusha të tjera, por tek lexoja këto ditë librin e radhës me poezi të Viktoria Xhakos “Bukë e hidhur”, ai përcaktimi i verërave m’u duk i përshtatshëm edhe për të. Sa më me përvojë të jetë krijuesi, sa më të vështirë dhe me pengesa ta ketë udhën e tij të rritjes, aq më e pjekur dhe aromatike do të jetë buka poetike që pjek ai dhe ua servir të tjerëve. Në këtë kontekst “Buka e hidhur” e Viktorisë më tepër se figurë dhe metaforë poetike është në vetvete një fotografi shumëdimensionale dhe shumëplanëshe e një kënge të plagosur, që në kontaktin e saj me syrin dhe veshët e sëmurë të një kohe reale, shndërrohet në pasqyrë për të njohur vetveten: një brez anemik dhe i paformë që vështron dhelpërisht nën ombrellat e një pseudo morali apo morali të sëmurë, buka e hidhur s’është gjë tjetër veçse ai ushqim që ne e konsumojmë përditë për të vegjetuar, dhe ende s’e kemi kuptuar që në këtë mënyrë ne jemi helmuar dhe jemi bërë edhe vetë në një farë mënyrë një copë bukë e hidhur. Duke lexuar një pas një copëzat poetike dhe psherëtimat e kësaj autoreje më kujtohet një tregim i Dino Buzzatit, kur thotë alegorikisht se: Që kur është ndaluar poezia, sigurisht jeta është bërë mjaft më e thjeshtë tek ne. Nuk është më zemërdhembshuria ndaj kujtimeve të shkuara, as ato rrëmbimet e befta të shpirtit përballë ngacmimeve nga jashtë e brenda. Në një vështrim më të thellë analitik vërejmë se poezitë e kësaj autoreje ngjajnë me fragmente editorialesh të shkruara në ditë dhe data të caktuara.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf