Afrim Bakaj: AKU do të ndjekë me rigorozitet zbatimin e ligjit

    391
    Sigal

    AKU trajnon inspektorët për zbatimin e Ligjit Antiduhan

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit organizoi gjatë ditës së djeshme, një trajnim të për inspektorët rajonalë të AKU-së, për një zbatueshmëri sa më efikase të Ligjit “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit” (i ndryshuar). Bazuar në ligjin 76/2014, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ngarkuar për zbatimin e këtij ligji, të nenit 15, për “Mbrojtjen prej ekspozimit të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit”. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së z. Afrim Bakaj u shpreh, se “jemi të gatshëm për të trajnuar të gjithë inspektorët tanë në terren, për të garantuar sa më me efikasitet, zbatueshmërinë e ligjit anti-duhan”. Duke shpresuar edhe në sensibilizimin e vetë popullsisë për zbatueshmërinë e këtij ligji, z. Bakaj theksoi, se “AKU siç është e përkushtuar për të garantuar sigurinë ushqimore në vend, me aq rigorozitet do të ndjekë edhe zbatimin e ligjit anti-duhan”. Dr. Besa Shehu, inspektore pranë Inpektoriatit Shtetëror, Tiranë, bëri një ekspoze më të gjerë të ligjit “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit”, duke u ndalur në veçanti, në nenin 15 të këtij ligji, që ngarkon edhe AKU-në për zbatimin e tij në terren. Znj.Shehu tha, se “inspektorët e AKU, gjatë kryerjes së detyrës së tyre funksionale, nëpër bare, restorante, diskoteka dhe klube nate, pikësëpari evidentojnë pirjen e duhanit në këto mjedise, më pas edhe praninë e logove për mospirjen e duhanit, të tavllave të duhanit etj.”. “Në rast shkeljeje të ligjit, merren edhe masat e duhura nga ana e inspektorëve, duke u gjobitur sipas shumave të përcaktuara me ligj”, shtoi ajo. Me pas, inspektorëve të AKU-së nga 12 qarqet e vendit, u është sqaruar nen për nen ligji, si dhe janë trajtuan se si do të veprojnë në terren. AKU-ISHSH kanë kryer edhe inspektime të përbashkëta në terren për të evidentuar zbatueshmërinë e ligjit anti-duhan dhe në raste të shkeljes së ligjit kanë marra edhe masa ndëshkuese me gjobë, megjithëse theksohet në vijueshmëri nga krerët e këtyre institucioneve, të cilat janë ngarkuar për të zbatuar këtë ligj, se ligj ka tepër karakter sensibilizues dhe edukues.