Afera Beqaj -Rama me check-up, PD kallëzim penal në Prokurori

427

Vokshi: Kemi besim se drejtësia do funksionojë për
aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie 

 

Partia
Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj
Ilir Beqës në lidhje me aferën e Check-UP, ku janë konstatuar një sërë
shkeljesh, jo vetëm me favorizimin e mikes dhe donators së Edi Ramës, Vilma
Nushi, por dhe me dëmin e rëndë financiar që i është shkaktuar buxhetit, parave
të shqiptarëve.

Deputetja
Albana Vokshi dhe Arbiola Halimi ishin sot në organin e akuzës ku depozituan
kallëzimin penal.

Vokshi
më pas u shpreh për mediat, duke shpjeguar edhe një herë shkeljet e denoncuara
në vazhdimësi nga Partia Demokratike me një prej aferave më të mëdha korruptive
të Edi Ramës dhe Ilir Beqës në këto 3 vite.

“Sot
me kolegen time Halimi, dorëzuam kallzimin e parë penal, për Ministrin e
Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky kallzim lidhet me një sërë shkeljesh, të
procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale, në këndvështrimin tonë,
nga ana e Ministrit, në lidhje me konccensionin e check-up. Eshtë një
konccension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65
vjecc, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjecc, të cilin
Partia Demokratike e ka denoncuar  për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme
dhe të klientelizmit, pra është një konccension që nuk ka marrë për bazë
interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka
favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës. Vetëm me hartimin,
përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e konccensionarit fitues, dhe me
publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16
milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë,
vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike
vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro. Partia
Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë
financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast,
me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie”.

Sigal